Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat e vendit janë të hospitalizuar 89 pacientë me Covid 19, transmeton TV TEMA.
Në njoftim bëhet e ditur se në klinikat e QKUK-së janë duke u trajtuar 46 pacientë kurse në spitalet regjionale janë të shtrirë edhe 41 pacientë të tjerë me Covid 19.
Interesantja është se 46 pacientë në klinikat e QKUK-së dhe 41 pacientë në spitalet regjinale, gjithsej bëjnë 87 pacientë dhe jo 89 siç ka raportuar ShSKUK.
Në spitalin regjional të Ferizajt, aktualisht nuk ka asnjë pacientë të shtrirë me koronavirus.
Raporti i plotë i ShSKUK-së:
89 pacientë janë të shtrirë për trajtim mjekësor nga Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 27 pacientë
Mjekimi Intensiv Qendror, 3 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë