Komuna e Prishtinës ka vendosur që në bashkëpunim me KFOR-in Ukrainas të ofrojë ndihmë për banorët e Ukrainës, transmeton TV TEMA.
Kjo komunë ka caktuar 18 bashkësitë lokale si vende ku mund të dorëzohen produktet e listuara.
Produktet mund të dorëzohen nga 1 gushti deri më 4 gusht.
Qytetarët mund të dhurojnë veshje të përdorura, produkte të higjienës, ushqime të konservuara, gjëra shtëpiake, produkte shkollore, lojra për fëmijë e produkte për kujdesin e fëmijëve.
Postimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Prishtina për Ukrainën.
Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me KFOR-in Ukrainas, ka ndërmarrë aksionin për të ofruar ndihmë për qytetarët e Ukrainës.
Të gjithë qytetarët e Prishtinës, vullnetarisht do të mund të kontribuojnë duke zgjedhur një apo disa nga produktet e listuara, të cilat mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale të Kryeqytetit, çdo ditë, duke filluar nga dita e hënë, me datë 1 gusht 2022, deri të enjten, me datë 4 gusht 2022.
Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s. Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.
Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.
Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.
Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.
Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.
Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.
Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.
Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.
I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .
Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023