Në komunën e Ferizajt, në 24 orët e fundit u konfirmuan 72 të infektuar me koronavirus derisa 57 pacientë janë shëruar nga sëmundja., transmeton TV TEMA
Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rastet e fundit pozitive, 9 janë fëmijë kurse të gjitha rastet tjera u përkasin grup moshave nga 20 deri në 79 vjeç.
Deri tani, nga covid-19 janë prekur 13 mijë e 475 ferizajas kurse 183 prej tyre humbën jetën.
Aktualisht, në gjithë komunën e Ferizajt janë 603 raste aktive me koronavirus.