Gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë Kosovën janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje, shkruan TV TEMA.
Të pesë rastet e dhunës në familje, janë raste kur bashkëshorti ka sulmuar bashkëshorten e tij, derisa në një rast përveç bashkëshortes, i dyshuari ka sulmuar edhe vajzën e tij.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh tregon se në tre nga pesë rastet, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas këtij raporti, po ashtu në tre nga këto pesë raste, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Raportet e plota të Policisë:
Prishtinë, 27.07.2022-10:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Gllogoc, 27.07.2022-15:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është intervistuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Gjilan, 26.07.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prizren, 27.07.2022-19:34. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.
Pejë, 27.07.2022-20:59 .Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.