Zyra Kombëtare e Auditimit më 30 qershor publikoi raportin e auditimit për projektin “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj.
Kjo zyre ka gjetur një mori shkeljesh gjatë projektimit, ndërtimit por edhe pas lëshimit në funksion të këtij projekti.
Ky projekt po del të ketë kaluar shifrat monetare shumëfish nga parashikimet, kishte vonesa në kryerjen e punëve, Komuna i kishte paguar operatorit ekonomik punë të cilat ende nuk janë përfunduar kurse operatori ekonomik ka përfunduar punë për të cilat nuk është paguar, është kufizuar konkurrenca mes operatorëve ekonomik dhe shkelje të tjera.
Auditori i përgjithshëm po ashtu ka konstatuar se ky projekt nuk ka arritur synimin e tij.
Opozita ferizajase u shpreh e indinjuar me rrjedhshmërinë e këtij projekti.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti thotë se projekti në fjalë u kontrabandua kur u vendos që mos të kalohej nga Asambleja Komunale e Ferizajt.
“Ky raport ka konfirmuar të gjitha pretendimet tona ku që nga fillimi i projektit kemi dhënë vërejtjet tona se ky projekt nuk ka bazë ligjore, është i kontrabanduar, nuk ka kaluar në Asamblenë Komunale, nuk ka pasë diskutim publik me qytetarët e Ferizajt, nuk ka pasur diskutime me bizneset e prekura dhe dje raporti me disa rekomandime ka hedhur dritë në pretendimet tona” deklaroi Enver Haliti – Deputet nga LVV në Kuvendin e Kosovës.
Enver Haliti – Deputet nga LVV në Kuvendin e Kosovës
Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa konsideron se projekti Bashkimi i Qytetit nuk i është nënshtruar asnjë procedure ligjore.
“Raporti i auditimit është më i mangët se që e kemi pritë. Ky ishte projekt megaloman, që nuk iu nënshtrua asnjë procedure ligjore, duke qenë kështu projekt i pabazuar dhe i pa përfshirë në Planin Urban. Ky projekt nuk ishte pjesë e projeksioneve buxhetore dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore e as pjesë e planit të prokurimit. Organet dhe institucionet e pavarura duhet të merren seriozisht me këtë çështje” konstatoi Kryetari i LDK-së në Ferizaj
Muharrem Svarqa – Kryetar i LDK-së në Ferizaj
Deputeti Haliti pret që prokuroria të vihet në lëvizje rreth gjetjeve për Bashkimin e Qytetit.
“Besoj që prokuroria duhet menjëherë të fillojë hetimet rreth të gjeturave të raportit, një mal me keqpërdorim e menaxhim të buxhetit të ministrisë dhe të ngritet padi për personat përgjegjës . Të gjeturat në raport janë shqetësuese, ndrrimi i pozicioneve, tejkalimi i kontratës, është zgjedhur vetëm një operator që ka ofertu për tender, dhe kontrata u nënshkrua me katërfishin e mjeteve të projektuara. Për çka zyra e prokurimit rekomandoi mos nënshkrimin e kontratës por që kryetari i Komunës, kokë më vete e nënshkroi atë. Komuna madje ka padi nga Infrakos, ku pjesa e parkingjeve dhe nënkalimit e lokaleve janë të bllokuara sepse janë në proces gjyqësor, ku komuna rrezikon humbjen e tyre dhe ato t’i kalojnë Infrakosit” thotë Enver Haliti – Deputet nga LVV në Kuvendin e Kosovës.
Svarqa në anën tjetër shtoi se ky projekt u bë vetëm për përfitimet e pushtetit lokal dhe bizneseve të afërta me ta.
“Nuk është rasti i parë që Komuna e Ferizajt bënë investime në prona të huaja si rasti i pronës së Infrakos që ka kërkuar projektin detal për të dhënë miratimin për investime e kjo nuk ka ndodhur. Ifrakos shkon tani në gjyq dhe zakonisht Komuna e Ferizajt këto konteste i humb. Nuk po paragjykoj por dikush do duhej të jepte përgjegjësi për mungesën e pëlqimit nga Infrakosi. Pa procedura të Kuvendit po ashtu u dha “Ambientit” iu dha në shfrytëzim një pjesë e kësaj hapësire, kjo tregon se Kryetari i Komunës është vënë mbi legjislativin komunal” shtoi Svarqa.
Zyra e Auditorit i ka dërguar Komunës së Ferizajt 11 rekomandime me qëllim të përmirësimit të procesit të menaxhimit të projekteve infrastrukturore.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në letrën e konfirmimit drejtuar auditorit është pajtuar me të gjeturat dhe rekomandimet e këtij raporti.
Letra e konfirmimit, ku Kryetari Aliu pajtohet me të gjeturat e auditorit
Televizioni Tema ndër vite ka raportuar rreth shkeljeve që janë bërë në projektin Bashkimi i Qytetit, të cilat edhe u konfirmuan në raportin e zyrës së auditorit të përgjithshëm.
Raportimet e Televizionit Tema ndër vite, në renditje kronologjike i gjeni më poshtë:
Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.
Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.
Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Pas çlirimit, Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.
Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.
Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.