Vera e vitit 2021 për qytetin e Ferizajt ishte shumë e vështirë sepse gjatë gjithë kësaj stine, ferizajasit u përballën me mungesë të ujit.
Kryeshefi i Kompanisë Regjionale të Ujit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni”, Jeton Shabani thotë se edhe kjo verë, Ferizajn e gjenë me telashe rreth furnizimit me ujë.
Mirëpo ai kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe ndihmë nga ta që të lajmërojnë keqpërdorimet e ujit.
Vox1: Jeton Shabani, Kryeshef i KRU Bifurkacioni
“Ne e kemi kapacitetin për zonën urbane dhe pesë fshatra, afërsisht 200 litra në sekondë. Nënkuptohet që këto kapacitete nuk janë të mjaftueshme. Me këto humbje që i kemi, kyçjet ilegale dhe keqpërdorimet e mëdha të ujit na afektojnë që në sezonin e verës të ketë reduktime të ujit. Reduktime të cilat fillojnë në orën 23:30 deri në orën 5 të mëngjesit. Por kjo është e pamjaftueshme sepse sezoni i verës në pikun më të nxehtë, shfrytëzimi i ujit dhe keqpërdorimet po janë më të mëdha. Kapacitetet nuk po mundemi me i rritë prandaj edhe në këtë sezon do të ketë mungesa të ujit derisa të bëhet një zgjidhje afatgjatë. Pritet që shtypja e ujit në rubinetet e qytetarëve të mos jetë me 2.5 ose 3 bar po të jetë më e ulët. Kjo për shkak se duhet të furnizohen të gjithë qytetarët dhe zonat ku janë nivelet më të larta munden me pasë mungesë më të madhe të ujit” thotë Jeton Shabani – Kryeshef i KRU Bifurkacioni.
Jeton Shabani – Kryeshef i KRU Bifurkacioni
Megjithatë një zgjidhje e këtij problemi duket në horizont.
Shabani thotë se po punohet që Ferizaj të lidhet me Projektin e Lepencit në mënyrë që të shtohen kapacitetet e ujit.
Vox2: Jeton Shabani, Kryeshef i KRU Bifurkacioni
“Në kuadër të departamentit të shitjes janë organizu katër ekipe që dalin në teren vetëm që të ndalin kyçjet ilegale. Brenda një muaj e gjysmë janë gjetur mbi 250 kyçje ilegale, të cilat ne i kemi ndërpre, kemi bërë padi dhe kemi shpërnda gjoba. Si projekt afatgjatë, në kuadër të qeverisë është formu një grup punues që deri në fund të shtatorit të gjendet një zgjidhje afatgjate për furnizim me ujë në Ferizaj dhe zgjidhja e vetme është projekti i Lepencit i cili neve na e garanton furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm. E është duke u bërë edhe një studim fizibiliteti edhe për pjesën e kryerjes së atij projekti, kështu që unë besoj që brenda 3 vite e gjysmë, katër mund të realizohet edhe si projekt i ndërtuar” u deklaruaJeton Shabani – Kryeshef i KRU Bifurkacioni.
Pas katër viteve besohet se qytetit tonë do i shtohen kapacitetet për 270 litra në sekondë të përpunimit të ujit.
Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.
Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.
Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Pas çlirimit, Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.
Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.
Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.