Vitit shkollor po i vie fundi. Ka mbetur më pak se një javë mësim dhe nxënësit e shkollave shkojnë në pushim veror.
Gjatë këtij viti nxënësit kanë qenë të zënë me mësime e detyra por ka edhe nga ata që kanë shkaktuar telashe në shkollat e tyre.
Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka trajtuar 36 raste kriminale në shkolla, nga këto 11 raste janë akoma nën hetime. Gjimnazi Gjuhësor dhe Shkolla e Mesme Ekonomike dominojnë për nga numri i rasteve të dhunës, krahasuar me shkollat e tjera.
“Vetëm gjatë këtij viti, muajt janar-maj 2022 kemi 36 raste. Por ky trend është në zbritje, në vitin 2017 kemi pasë 123 raste, në vitin 2018 kemi pasë 85 raste, 2019 kanë qenë 90 raste, në vitin 2020 kanë qenë 52 raste ku pandemia ndoshta ka qenë faktor në zbritjen e rasteve, dhe në 2021 kanë qenë 88 raste. Tendencat dhe interesi i Policisë është që këtë vit kemi më pak raste falë edhe angazhimit të Policisë dhe sektorit rajonal të hetimeve” deklaroi Kanun Veseli – Zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Kanun Veseli – Zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj
Vetëm gjatë pesë viteve të fundit kjo Drejtori Rajonale e Policisë ka pasur 53 Plane Operative për siguri në shkolla dhe ka mbajtur afër një mijë ligjërata në shkolla me tema nga më të ndryshmet si siguria, dhuna, drogat, delikuenca dhe të tjera.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në vazhdimësi po tenton që rastet e dhunës në shkolla dhe rreth shkollave t’i zvogëlojë. Bazuar në Strategjinë e Policimit në Bashkësi, policia ka zhvilluar ligjërata nëpër shkolla me tema të ndryshme për parandalimin e këtyre dukurive. Veç ligjëratave, Policia ka ndërmarrë aksione të vazhdueshme me policë të uniformuar dhe civil dhe së fundi është angazhuar sektori rajonal i hetimeve si njësia më e avansuar për hetimin e të gjitha rasteve”. Kujtojmë që gjatë muajit mars, Drejtoria Rajonale e Policisë u takua edhe me drejtorët e shkollave të Ferizajt në mënyrë që rritet bashkëpunimi në luftimin e dukurive negative thotë Kanun Veseli – Zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.
Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.
Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Pas çlirimit, Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.
Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.
Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.