Në teatrin e Ferizajt, u mbajt ekspozita me piktura për fëmijë e titulluar “Në nderim të librit për fëmijë”. Kjo ekspozitë u organizua nga organizata joqeveritare “The Library Project Kosova” dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për lexim dhe mendimin kritik tek fëmijët.
Koordinatorja e kësaj organizate, Ardiana Selimi thotë se përmes kësaj ekspozite synohet që të tregohet rëndësia që e ka libri.
“Qëllim i kësaj ekspozite është që të rrisim ndërgjegjësimin për lexim. Kjo ekspozitë është mbajtë edhe në shumë vende të tjera të botës, fatmirësisht falë Ambasadës Suedeze ajo është përkthyer edhe në gjuhën Shqipe dhe po mbahet tashmë në tri komuna. Ekspozita në secilën pjesë të pikturave ka një fjali, e cila ka një kuptim shumë të rëndësishëm për librin.” thotë Ardiana Selimi – Koordinatore e “The Library Project Kosova”.
Përfaqësuesi i Ambasadës Suedeze në Kosovë Henrik Riby, thotë se puna e bërë nga mësimdhënësit dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë projekt, duhet të jetë shembull për të gjitha komunat e Kosovës.
“Qasja në literaturë dhe në edukim është forma më e mirë për të rritur leximin për nxënësit, andaj Ambasada e Suedisë është mirënjohëse që të bashkëpunojë me organizatën “The Library Project Kosova”. Puna e bërë nga mësimdhënësit dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë projekt, duhet të jetë shembull për të gjitha komunat e Kosovës.” thotë Henrik Riby – Përfaqësues i Ambasadës Suedeze në Kosovë.
Bashkim Bytyqi, nga drejtoria e Arsimit në Ferizaj, tha se libri është rruga e duhur për ta ngritur dhe konsoliduar shtetin e Kosovës.
“Sakrifica e shumë Shqiptarëve arsimdashës, e shumë paraardhësve tanë, e shumë mësuesve sot janë motivi dhe vullneti pse ne ende më shumë duhet të angazhohemi që përmes njohjes dhe dijes të ndërtojmë dhe formojmë të ardhmen e kombit tonë, shtetit tonë. Neve sot na takon që librin ta promovojmë si përmbajtje, si medium si qasje ndaj realitetit dhe të vërtetës si formën më të veçantë për të përjetuar dhe njohur botën, si rrugën e ndritur për ta ngritur kombin tonë për ta konsoliduar shtetin tonë, për t’i dhënë frymë shoqërisë sonë dhe për ta ndërtuar gjithësecili vetëveten tonë.” thotë Bashkim Bytyqi nga Drejtoria e Arsimit në Ferizaj.
Autorja e dy librave për fëmijë, Valëza Sadiku, i’u bëri thirrje të gjithë fëmijëve që imagjinatën e tyre ta shprehin edhe përmes shkrimit.
“Unë si fëmijë dhe si shkrimtare, ju këshilloj që të shkruani enigmat që i keni në mendjen tuaj dhe përmjet atyre enigmave të krijoni një puzzle në botën tonë.” thotë Valëza Sadiku – Autore e librave për fëmijë
Në fund të kësaj ekspozite u mbajt edhe një panel diskutimi me përfaqësues të shkollave dhe të pushtetit lokal të kësaj komune ku u diskutuan sfidat me të cilat përballet sistemi arsimor në Kosovë. Ky projekt i përkrahur nga Ambasada Suedeze në Kosovë është zhvilluar edhe në qytetin e Mitrovicës dhe Klinës.
Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.
Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.
Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.
Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.
Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:
Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.
/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.
Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.
Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.
Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”
Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.
Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.
Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.
Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.
Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.
Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.
Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.