Sot u mbajt një tubim përkujtimor, me rastin e njëvjetorit te vdekjes së arkitektit Ferizajas Mustafë Zariqi. Zariqi ndërroi jetë vitin e kaluar e sot miqtë dhe familjarët e tij u mblodhën për ta ngushëlluar njëri tjetrin ku me këtë rast çmuan lartë kontributin e tij profesional dhe njerëzor.
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu i cili ishte edhe drejtor i Urbanizmit, vlerësoi lartë të ndjerin Zariqi dhe çmoi bashkëpunimin që kishte ndër vite me të.
“Jo vetëm vdekja e Mustafës, por edhe vdekjet e shokëve të tjerë, miqve familjes e prindërve tanë na shtyjnë të mendojmë se çka duhet njeriu të bëjë në jetë që pas vdekjes së tij të kujtohet, pikërisht kështu si sot. Vet ky tubim, ky takim, ky mbledhim i gjithë juve të bëhet. Mendoj që Mustafa është një shembull që duhet të na shërbejë edhe neve që sot jetojmë pa të dhe që punojmë nëpër institucione publike që të tregohemi të përgjegjshëm dhe kompetent për detyrat që i marrim.” tha Lulzim Aliu – Nënkryetar i Ferizajt
Lulzim Aliu – Nënkryetar i Ferizajt
Ndërsa arkitektët Bashkim Beqa dhe Mejdi Zymberi kujtuan përvojën profesionale të cilën ata kishin me Mustafë Zariqin.
“Çdo ndarje në këtë jetë, është e dhimbshme. Por ndarja në kohën e pandemisë ishte një dhembje edhe më e rëndë. Nisur nga fakti se shumë nga miqtë nuk arritën të marrin pjesë në varrimin e tij për shkak të kufizimeve (të pandemisë) andaj ky takim përkujtimor mbase do të arrinte ta plotësonte sadopak atë zbrastësirë shpirtërore për secilin nga ju. Mustafa ishte me shumëçka i veçantë, ishte origjinal, nuk aktroi asnjëherë rolin e tjetrit, ishte shok fortë i mirë, ishte bashkëpunues përherë, i drejtë, i hapur, ishte kritik racional, tolerant dhe mirëkuptues, ishte i besueshëm pafundësisht. Mustafa si njëri ndër arkitektët e parë në qytet, ai përjetoi sistemin socialist, kohën e diskriminimit Serb, shkatërrimet nga lufta si dhe kohën e tranzicionit, rindërtimit dhe zhvillimit si fazë e ndjeshme, që kërkonin përkushtim, dije profesionale posaqërisht në fushën e arkitekturës, duke u ditur mirë se arkitektura dhe urbanizmi sfidohet nga politika dhe njëkohësisht e sfidon politikën.” tha Bashkim Beqa.
Bashkim Beqa – Arkitekt
“Morri pjesë në procesin e hartimit të planit gjeneral urbanistik, për qytetin e Ferizajt në vitin ’89 sipas detyrës zyrtare. Pas përfundimit të luftës, arkitekt Mustafa është kthyer në këtë vend prej ku edhe e kishin larguar regjimi Serb. Në këtë institucion u emërua si udhëheqës i sektorit të urbanizmit, ka kryer punë të shkëlqyera duke ngritur nivelin e sektorit të planifikimit urban dhe duke zbatuar ligjet për planifikim. Arkitekti Tafa, ishte fleksibil, komunikativ dhe i përkushtuar e i përgatitur për punë në grupe. Bashkëpunoi ngushtë dhe në mënyrë profesionale në hartimin planit zhvillimor komunal të Fushë Kosovës, hartimin e planeve rregulluese për qytetin e Mitrovicës dhe Gjilanit.” tha Mejdi Zymberi.
Mejdi Zymberi – Arkitekt
Dhimbje e pikëllim për ndarjen e papritur të të ndjerit shprehën edhe bashkëpunëtorët, Sadije Deliu dhe Shefqet Gjocaj.
“Për të gjithë që kemi bashkëpunuar me të, ka qenë një ndarje e papritur, ndarje pa lamtumirë edhe është e rëndë me e paramendu. Na ka ardh vështirë që nuk kemi mundur me ardhë për t’u ngushëlluar sëbashku andaj jemi falenderues për mundësinë e sotme që me e nda këtë dhimbje bashkë.” tha Sadije Deliu.
Sadije Deliu – Bashkëpunëtore e të ndjerit
“Ndihem mirë që kam qenë mik dhe shok i Mustafë Zariqit, për shëmbëlltyrën e tij unë vërtetë i përkulem kujtimit për të dhe juve të gjithëve i’u shpreh ngushëllime.” tha Gjocaj.
Shefqet Gjocaj – Bashkëpunëtor i të ndjerit
I pranishëm në këtë takim përkujtimor ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Haliti, ai përveç se çmoi kontributin e Zariqit për qytetin e Ferizajt, kërkoi që në nder të tij, të emërohet edhe një shesh apo një rrugë në po këtë qytet.
“Qyteti i Ferizajt, ka humbë një qytetar të mirë, mirëpo unë konsideroj që Mustafa e ka mbërri, misionin jetësor. E kam admiru vizionin e tij të kristaltë që e ka pas për zhvillimin e qytetit të Ferizajt. Unë mendoj që asnjëherë nuk është dorëzu para politikës ose para interesave të të tjerëve e kam mbrojtur vizionin e tij të qartë, të kristaltë që e ka pas për zhvillimin e qytetit të Ferizajt. Ferizaj ka pasur dy Mustafa që kanë lënë histori në qytetin e Ferizajt, ka pasur Mustafë Gogën dhe Mustafë Rexhepin, tash na është shtuar edhe Mustafa i tretë, Mustafë Zariqi. Kështu që shpresoj një ditë që një rrugë ose një shesh i qytetit tonë ta bartë emrin e Mustafë Zariqit, ashtu siç me krenari e mbanë emrin e Mustafë Gogës dhe Mustafë Rexhepit.” tha deputeti Enver Haliti.
Enver Haliti – Deputet në Kuvendin e Kosovës
Në fund të takimit, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi Alban Zariqi, i biri i të ndjerit.
“Në emër të familjes Zariqi, iu falënderoj për ardhjen në mbledhjen përkujtimore të sotme, na nderuar shumë me pjesëmarrjen e juaj. Një falenderim i veçantë edhe për shokët dhe kolegët e ngushtë të babit që morrën iniciativën dhe organizuan këtë mbledhje. Patjetër faleminderit edhe të gjithë atyre individëve që koontribuan dhe u munduan që ta bënin të pamundurën kur babi kishte nevojë më së shumti vitin e kaluar. Kontributi dhe mundi i juaj asnjëherë nuk do të harrohet.” tha Zariqi.
Alban Zariqi – I biri i të ndjerit Mustafë Zariqi
Mustafë ZaMustafë Zariqi shumë vite të karrierës së tij ia kushtoi planifikimit urban në komunën e Ferizajt, duke dhënë kontribut të çmuar për planifikimin hapësinor dhe ruajtjen e vlerave urbane të qytetit.
Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.
Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes të rreshterit të Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika.
Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.
Ceremonia e varrimit e të ndjerit do të mbahet pas orës 17:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.