Në një analizë të sotme të rrjetit amerikan CNN lidhur me zhvillimet e luftës në Ukrainë, gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark i bëri thirrje qeverisë së SHBA-vë dhe NATO-s që ta ndalin gjekderdhjen në Ukrainë, duke krijuar zona të sigurisë për popullatën civile atje. Me këtë rast, gjenerali Clark i shpalosi përvojat e tij me luftërat në Ballkan, duke u pozicionuar për një qëndrim të fuqishëm amerikan në raport me agresionin rus në Ukrainë.
“Mendoj se duhet t’i drejtohemi Kombeve te Bashkuara, duhet t’i bëjmë thirrje Rusisë që të stopojnë menjëherë me operacionet e veta. Duhet ta shpallim një zone sigurie rreth Kievit, të themi ndoshta tërë pjesën perendimore të Ukrainës në perendim të lumit Dnjepër. Thuani Rusisë të ndalet! Thuani stop! Ata nuk kanë drejtë ta bëjnë këtë. Ashtu siç tha edhe presidenti Biden, kjo është e jashtëligjshme. Sanksionet ndaj Putinit janë të shkëlqyeshme, por më kujtohet se kur isha në Ballkan, e dini sa e vështirë ishte, sepse masakrat vazhduan me vite të tëra. U vranë 200 mijë njerëz, dhe në fund ishin SHBA-të ato që e stopuan luftën. Ne duhet ta ndalim!” – tha gjenerali Clark për CNN
Wesley Clark, gjeneral amerikan me pesë yje, ishte Komandant Suprem i forcave aleate të NATO-s nga viti 1997 deri në vitin 2000. Ai e udhëhoqi operacionin “Alled Force” i cili rezultoi me çlirimin e Kosovës nga okupimi serb. Clark njihet si ushtarak dhe politikan me qëndrime të fuqishme kundër ekspanzionizmit të Rusisë në kontinentin Evropian.
Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s. Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.
Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.
Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.
Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.
Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.
Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.
Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.
Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.
I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .
Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023