Connect with us

COVID19

Në spitalin e Ferizajt po trajtohen 9 pacientë me koronavirus

Published

on

Në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj aktualisht janë duke u trajtuar 9 pacientë të infektuar me COVID-19.

Gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme, tha mjeku Besim Luri i cili është edhe koordinator i qendrës për trajtim të COVID-19.

Luri gjithashtu bëri të ditur se në repartin e emergjencës dhe atë të internos nuk janë duke u trajtuar pacientë të tjerë për shkak të rrezikut nga infektimi derisa repartet tjera janë duke funksionuar pa ndonjë pengesë të theksuar.

“Ne momentalisht i kemi të shtrirë në Spitalin e Ferizajt 9 pacientë, në emergjencën COVID-19 dhe tek reparti i internos dhe gjatë shtrimit të tyre ne jemi të detyruar që pacientët të cilët nuk janë COVID pozitivë të mos shtrihen, pasi që është sëmundje infektive dhe nuk lejohet që ne në një repart të shtrihen pacientet që kanë patologji të tjera , por jo COVID -19. Kështu që momentalisht jemi duke funksionuar vetëm me pacient të cilët janë të infektuar me koronavirus.

Besim Luri – Koordinator i qendrës për trajtim të COVID-19 në Ferizaj
Besim Luri – Koordinator i qendrës për trajtim të COVID-19 në Ferizaj

Për sa i përket oksigjenimit, momentalisht jemi duke funksionuar me bombola , pasi që oksigjenimi qendror është i kontraktuar dhe është në punim e sipër nga UNOP-si , të cilët edhe momentalisht janë duke vazhduar punimet, presim që në muajt në vijim të përfundoj puna e oksigjenimit qendror dhe të shtrihet në repartet e parapara.”

Në repartet e përcaktuara për trajtim të pacientëve me koronavirus, tash janë në dispozicion edhe 21 shtretër , tha Luri, duke shtuar se spitali i Ferizajt ka edhe hapësira të tjera që mund të përdoren në rast të shtimit të numrit të pacientëve të infektuar.

“Numri i shtretërve në spitalin tonë momentalisht në dispozicion për COVID -19 është 21, kemi vend dhe hapësirë të mjaftueshme me kërkesën për hospitalizim pasi që dihet se varianti i fundit Omicron, nuk është që kërkon dhe nuk ka një përqindje të lartë të pacienteve të cilat kërkojnë shtrim në spital dhe oksigjeno-terapi, kështu që për kundër numrave të lartë që kanë qenë në ditët dhe javëve të fundit, kërkesa për hospitalizim  ka qenë shumë e ulët në krahasim me valët e tjera dhe kjo është një përparësi për neve dhe për sistemin shëndetësor të brishtë në Kosovë”.

Besim Luri – Koordinator i qendrës për trajtim të COVID-19 në Ferizaj

Sipas Lurit, spitali i Ferizajt është mjaftueshëm i furnizuar me barna për trajtimin e pacientëve të prekur  nga COVID 19.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

COVID19

Në Kosovë për dy javë u regjistruan 19 raste me COVID-19

Published

on

Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës ka bërë të ditur se në periudhën nga 10 korrik deri më 23 korrik, në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19,  por nuk ka raportuar për ndonjë rast me fatalitet.

Në njoftim bëhet e ditur se rastet e reja me COVID-19 i takojnë grup-moshave deri 79 vjeç, nga të cilat 4 raste ishin të grup moshës  prej 30-39 vjeç.

Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë aplikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen.

Continue Reading

COVID19

Covid-19 ende prezent në Ferizaj – Një rasti i ri me koronavirus

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me koronavirus dhe një pacient është shëruar nga sëmundja.


Rasti i fundit pozitiv është një qytetar i moshës mbi 50 vjeç, përcjell TV TEMA.


Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 277 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.


Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 19 raste aktive me koronavirus.

Continue Reading

COVID19

Ndërrojnë jetë dy persona si pasojë e Covid-19

Published

on

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191  raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 1 mijë e 325 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza. 

Continue Reading

Trending