Connect with us

Arsim

Shkolla “Ahmet Hoxha” nga nesër me mësim online

Published

on

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, shkolla fillore e mesme e ulët “Ahmet Hoxha” në Ferizaj, që nga nesër do të kaloj në mësim online.

Drejtoresha  e kësaj shkolle Ganimete Konjufca , tha se pas konsultimit me Drejtorinë e Arsimit, Task Forcës së shkollës dhe me inspektoratin, sot u morr vendimi që e gjithë shkolla të kaloj në mësim online. 

“Sa i përket situatës pandemike me COVID-19  deri tani e kemi menaxhuar shumë mirë situatën sepse kemi punuar me rrotacion në ato klasë ku kemi pasur numër më të madh të nxënësve që kanë qenë të prekur , kemi shkuar me mësim online fillimisht me dy klasë. Mirëpo me datën 23 kemi kërkuar nga instituti të bëhet testimi i katër klasave që ka pas numër më të madh të nxënësve të infektuar dhe një pjesë të mësimdhënësve ku na kanë rezultuar shtatë mësimdhënës të infektuar domethënë këtë e kemi identifikuar dje dhe kemi pasur edhe më herët pesë mësimdhënës të cilët kanë qenë në karantinë natyrisht të prekur me COVID-19. Numri i stafit gjithsej është trembëdhjetë, mësimdhënës, mësues, pedagog, psikolog shkolle dhe mësues mbështetës që janë me COVID-19 dhe sot jemi mbledhur në takim me task forcën e shkollës, këshillin drejtues të shkollës, këshillin e prindërve dhe këshillin e arsimtarëve dhe kemi vendos që shkolla të shkoj komplet në mësim online , sepse arsyeja e parë dhe e vetme ishte që 8-9 mësimdhënës  mungonin gjatë procesit mësimorë dhe ishte e pamundur të bëhej zëvendësimi i tyre. Gjithashtu edhe numri i madh i nxënësve nëpër klasë ose mungesat e nxënësve që janë të karantinuar , që nuk janë të prekur por i kanë anëtarët e familjes me COVID-19 dhe nuk vijnë në shkollë  dhe numri i vogël i nxënësve nëpër klasa. Në orët e hershme të mëngjesit e kemi lajmëruar Drejtorinë e Arsimit kemi lajmëruar Inspektoratin dhe i kemi marrë të gjitha vendimet komfort kërkesave dhe nevojave të menaxhimit të pandemisë.”  

Ganimete Konjufca – Drejtoreshë e shkollës “Ahmet Hoxha”
Ganimete Konjufca – Drejtoreshë e shkollës “Ahmet Hoxha”

Ndërsa bëhet e ditur se kjo shkollë do të rikthehet me prezencë fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve pas një jave.  Nga 20 janari e deri në ditën e sotme në Ferizaj janë regjistruar 197 raste të fëmijëve dhe të paktën 35 mësimdhënës që rezultuan pozitiv me COVID-19.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending