Connect with us

Ferizaj

10 ditë pa rrymë – protestuan banorët e rrugës “Brahim Ademi”

Published

on

Një grup i banoreve të rrugës “Brahim Ademi” të Ferizajt të cilët për 10 ditë radhazi u përballën me mungesë të energjisë elektrike, u mblodhën për të protestuar tek nën-stacioni i KEDS-it në rrugën Naim Beka.

Në emër të banorëve u prononcua Isa Jashari, i cili tha se janë 40 familje të cilat për shkak të mungesës së energjisë po përballen me të ftohtin dhe disa prej tyre janë edhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Prej të premtes jemi pa energji elektrike as një orë nuk ka energji elektrike, as një orë fare prej të  premtes deri sot, në mëngjes kemi shkuar tek drejtoria dhe na than se është duke ardhë trafa , vetëm se ka mbërri tek vendi , nuk ka trafo, fëmija e vogël , njerëz të sëmurë dhe raste të vdekjes të gjitha në terr, askush nuk del me na dhanë një përgjigje. Janë 40 shtëpi përafërsisht por nga e premtja nuk kemi rrymë, po ne nuk largohemi nga këtu pa e marrë ne përgjigjen ne nuk largohemi nga këtu.”

Isa Jashari – Banor
Isa Jashari – Banor

Gjersa po zhvillohej kjo protestë, në vendngjarje erdhën disa njësite të policisë të cilët kërkuan zhvendosjen e protestuesve nga oborri i kësaj njësie të KEDS-it.

Disa orë pas protestës, banorët e kësaj rruge njoftuan se furnizimi me energji elektrike është rikthyer pjesërisht në këtë zonë, pas intervenimit të ekipeve kujdestare të KEDS-it.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending