Connect with us

Ferizaj

Qendra e Mjekësisë Familjare shënon Ditën e Luftës kundër Diabetit

Published

on

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të luftës kundër diabetit, Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, edhe këtë vit ka organizuar aktivitete sensibilizuese për qytetarë me qëllim të identifikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje kronike.

Drejtoresha e QKMF-së në Ferizaj Nadire Ymeri, e cila ishte prezente me ekipet e veta në sheshin Adem Jashari të këtij qyteti, thotë se ky aktivitet synon të parandalojë rritjen e numri të rasteve me diabet.
Me rastin e ditës ndërkombëtare të diabetit domethënë kemi organizuar edhe këtë aktivitet e cila është organizuar në bashkëpunim me Institutin Rajonal të Shëndetit Publik dhe Institutin Kombëtare të Shëndetit Publik të Kosovës dhe mbështetje të AQH-së, me moton për qasjen e kujdesit të pacienteve me diabet, nëse jo tani at here kur,ashtu që është momenti i fundit ndoshta që duhet të në përgjithësi të sensibilizohen domethënë edhe qytetaret por edhe stafi mjekësor, në evidentimin e rasteve të cila janë me diabet, në mënyrë që të fillojnë trajtimin me kohë por për ta parandaluar një sëmundje të tillë e cila për fat të keq deri më tani është një numër i madh i pacienteve që vuaj nga kjo sëmundje.” – u shpreh drejtoresha Ymeri

Specializantja e shëndetit publik, Diana Sojeva tregon faktin se të gjithë qytetarët mund të preken nga kjo sëmundje, pa dallim në moshë.
Arsyeja pse po e mbajmë këtë aktivitet është se 14 nëntori është dita botore e diabetit dhe me një farë mënyre me i sensibilizu qytetarët dhe me i vetëdijesuar për matjet e një glikemisë që ndoshta shumë pacient nuk e dinë që veç janë me diabet. Me ardhë munden të gjithë nuk ka dallim të moshës shkaku që i kemi edhe dy lloje të diabetit , domethënë tipi 1 dhe tipi 2 kështu që të gjitha moshat mundem me u prek nga diabeti.” – tha Sojeva

Krahas aktiviteteve në sheshin kryesor të Ferizajt, organizimi i sotëm u mundësoi qytetarëve që ta masin nivelin e sheqerit në gjak edhe në 3 qendrat e mjekësisë familjare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending