Para tri javësh, Inspektorati i Punës ka dënuar me 3800 euro gjobë Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj dhe drejtorin e saj, Afrim Llabjani, për shkeljet ligjore në punësime të mësimdhënësve pa konkurs dhe me “të njofshëm”.
Në vendimin nr. 170-1/21 të Inspektoratit të Punës, të nënshkruar nga Inspektori Naser Sopa thuhet:
“Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Ferizajt, si punëdhënës në cilësinë e personit juridik, është përgjegjës për cenimin e dispozitës së nenit 8 pika 1 dhe 2 të ligjit të punës, e sanksionuar me nenin 7 pika 4, nën pika 4.2 të udhëzimit administrativ, nr.07/2012 për përcaktimin e gjobave dhe shumave konkrete për shkeljen e dispozitave të Ligjit të punës. Gjithsej i shqiptohet gjobë në lartësinë prej 3500 euro”, thuhet në njërin vendim të Inspektoratit të punës.
Këtë vendim Inspektorati e kishte marrë 16 shtator të këtij viti, mbi bazën e ankesave që kishin ushtruar vëlla e motër, Liron e Lirona Krasniqi nga Ferizaj, me arsyetimin se DKA-ja nën udhëheqjen e Llabjanit, i kishte punësuar nëntë (9) mësimdhënës pa kualifikim dhe pa shpallje të konkursit, duke i eliminuar ata dhe duke ua mohuar të drejtën e konkurrimit të barabartë.
“Unë si student i masterit në filozofi, në përfundim të vitit të dytë, kam bërë kërkesë për shpallje të orëve zgjedhore të filozofisë, të cilat nuk janë shpallur asnjëherë 3 vite radhazi dhe janë mbajtur të fshehura nga z.Afrim Llabjani, kërkesa ime është refuzuar për shpalljet e orëve dhe Afrim Llabjani ma ka lëshu vendimin që refuzohet kërkesa ime sepse publikimi për konkurs del në webfaqe, edhe këtë vit po përsëritet e njejta, pasi Afrim Llabjani ka dërguar mësimdhënës në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” të punojë pa konkurs dhe pas asnjë dokument në shkollë dhe vazhdon ta mbrojë mësimdhënësin qe 3 vite radhazi, unë kam bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare për dokumente të këtij mësimdhënësi dhe kjo më është refuzuar”. tha Liron Krasniqi
Krasniqi thotë se lidhur me ankesën e tij, përpos Drejtorisë Komunale të Arsimit ishte dënuar edhe vet drejtori i saj, Afrim Llabjani me gjobë prej 300 eurosh, lëshuar nga Inspektorati i punës në Ferizaj.
“Pastaj unë kam shku në inspektoriatin e punës me ankesën për mësimdhënësin në fjalë, ata e kanë dënuar Afrim Llabjani me shumën prej 300 euro dhe në bazë të këtij vendimi është gjetur se ka lidhur kontratë pa shpallë konkurs publik, por edhe pse është dënuar prap e ka dërgu këtë mësimdhënës të punoj edhe për këtë vit”. u shpreh studenti i masterit nga Kosina.
Krasniqi shton se ai duke dashur të gjejë një zgjidhje, i është drejtuar zyrtares së DKA-së, Selvete Bajraktari-Bytyqit lidhur me ankesën e tij, por që e njejta, sipas Krasniqit ka refuzuar ta adresojë këtë çështje:
“Pastaj kam bisedu edhe me Selvete Bajraktari-Bytyçin, lidhur me rastin e këtij mësimdhënësi, por ajo më thotë “Shko ku të duash sepse ne i kemi njerëzit e tonë”, e vazhdon rrëfimin e tij Liron Krasniqi.
Lidhur me këto zhvillime, ekipi i TV TEMA, ka kërkuar përgjigje nga Drejtori i Arsimit Afrim Llabjani dhe zyrtarja Selvete Bajraktari-Bytyqi. Drejtori nuk ishte në zyrë, dhe nuk e pa të udhës që t’i përgjigjej pyetjeve tona me sms, ndërsa zyrtarja Bajraktari Bytyqi u “zotua” se do të reagojë pas publikimit të stories sonë.
Me llogarinë e bllokuar të Komunës së Ferizajt, ende mbetet e paqartë nëse janë paguar detyrimet e gjobës ndaj inspektoratit të punës. Në ndërkohë i dëmtuari Krasniqi tregoi se tashmë për këtë padrejtësi ndaj tij i është drejtuar edhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.
“Pas kësaj, iu kam drejtuar Gjykatës Themelore në Ferizaj për këto padrejtësi që po më bëhen. Përveç këtyre shkeljeve, janë bërë shkelje të tjera edhe në shkolla të tjera për mësimdhënëse klasore, për motrën time në këtë rast, ku motra ime ka bërë kërkesë që të shpallet konkursi për në shkolla të caktuara dhe në 8 shkolla kemi gjetë se ka mësimdhënëse pa kualifikim pa asgjë duke punuar, dhe motra ime është refuzuar dhe prapë Afrim Llabjani u ka dalë në mbrojtje, pastaj edhe motra ime ka bërë ankesë në IP dhe për të gjitha këto DKA-ja është dënuar me 3500 euro”, përfundon Krasniqi.
Krasniqi shpreson në paanshmërinë dhe efikasitetin e Gjykatës së Ferizajt, si instancë e fundit për korrigjimin e kësaj padrejtësie dhe diskriminimi që ka i ndodhur ndaj familjes së tij “për arsye politike” siç shprehet ai në intervistë.
Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.
Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.
Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.
Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.
Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:
Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.
/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.
Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.
Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.
Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”
Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.
Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.
Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.
Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.
Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.
Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.
Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.