Drejtoresha Menaxhuese e MCC për Evropën, Azinë, Paqësorin dhe Amerikën Latine, Caroline Nguyen dhe Zëvendëspresidenti për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Sektorin Privat, Jonathan Richart, zhvilluan një seri takimesh produktive me Qeverinë e Kosovës gjatë vizitës së tyre treditore në Kosovë(28-30 shtator 2021), duke ndihmuar në përcaktimin e fushëveprimit të projekteve të mundshme.
“Vendosmëria e vendit është gur themeli i modelit të MCC, që do të thotë se investimet e programit Kompakt zhvillohen dhe udhëhiqen nga vendet partnere. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të programit Kompakt, duke prioritizuar tre fusha të mundshme për investime – (1) ruajtjen e energjisë, (2) forcimin e rrjetit të energjisë elektrike, dhe (3) ngritjen e kapaciteteve punëtore, duke përfshirë barazinë gjinore.””Kompakti MCC-Kosova do të ndihmojë në modernizimin e sektorit energjetik të vendit dhe krijimin e një peisazhi që mundëson zhvillimin e biznesit”, shtoi Nguyen.
“Me përparimin e bërë në këtë udhëtim, MCC dhe Qeveria e Kosovës tani mund të ndërmarrin hapa drejt finalizimit të Marrëveshjes MCC-Kosovë në mënyrë që të mund të shkojmë drejt nënshkrimit dhe zbatimit të programit.” u shpreh drejtoresha e MCC, Caroline Nguyen.
Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (The Millennium Challenge Corporation) është agjenci a pavarur shtetërore e SHBA-së e cila angazhohet për uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike. Që nga përzgjedhja e Kosovës për progarmin kompakt më 2018, MCC ka punuar shumë afër me qeverinë pë rtë identifikuar dhe zhvilluar investimet infrastrukturore, të cilat do ta ndihmojnë Kosovën në rrugën drejt rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike.