Bodrumet në qytetin e Ferizajt më së shumti përdoren nga ndërtesat e larta si vend për parkimin e veturave. Bodrume ndërtojnë edhe personat që jetojnë në shtëpi.
Sipas disa ndërtuesve Ferizajas,për të ndërtuar një bodrum të ndërtesës shumëkatëshe, së bashku me pllakën e parë të shtruar sipër, për objektet më të larta mund të kushtojë nga 600 deri në 800 euro për metër katror.
Megjithatë, ky vazhdim i nënkalimit për këmbësorë tek rruga “Emin Duraku” në Ferizaj, që pak dallon nga një bodrum i thjeshtë, taksapaguesve u ka kushtuar rrafsh 1 milion e 87 mijë euro.
Monitorusi i Organizatës INPO, Qëndrim Arifi thotë se që nga fillimi i këtij projekti kishte mjegulli sepse u favorizua një kompani që fiton shumicën e tenderëve në Ferizaj.
Arifi tregon se në këtë tender kishte edhe diskriminim pasi që në kërkesat e aspektit teknik kërkohej që kompania t’i ketë 70 punëtorë e madje edhe ishte shkurtuar afati kohor për pranimin e ofertave.
“Është paradoksale që edhe ky nënkalim edhe një park që ka ekzistuar këtu janë shkatërruar këtu për këtë “Bashkim të Qytetit”. Ende më paradoksalisht është se ato projekte kanë qenë të PDK-së, është keqmenaxhim i parasë publike dhe keqpërdorim sepse po prishet një nënkalim që të rregullohet një nënkalim tjetër i cili i ka të njejtat karakteristika dhe ka një kosto tri herë më të shtrejntë. Kjo qështje është për organet e drejtësisë, ne i shohim specifikat, i shohim paramasën mirëpo nëse nuk je ekspert sidomos i ndërtimtarisë e ke të vështirë ta identifikosh se në një shtyllë betoni, a janë tre metër kub aty apo janë dhjetë sepse nuk jemi të asaj lëmie. Një nënkalim i njejtë të kushtoj trefish më shtrenjtë, kjo është dashur të shërbente alarm për organet e drejtësisë po ne po e shohim se sa alarmohen ata, qoftë nga reagimet e më herëshme për këtë projekt. Ne vetëm brenda vitit kemi pasur dhjetra reagime për Komunën e Ferizajt por rezultate nuk ka. Nuk kemi as njoftim për vazhdim të hetimeve ose paradoksalisht, hetimet mbyllen pa u konsultuar me personin që ka bërë kallëzim penal. Kemi një sistem të çuditshëm.”
Qëndrim Arifi – Monitorues i INPO-s
Qëndrim Arifi – Monitorues i INPO-s
Nga një përllogaritje e thjeshtë, nëse e marrim çmimin më të shtrenjtë për ndërtim të një bodrumi prej 200 metrash katror, del se një projekt i ngjashëm si ky, i cili u menaxhua nga komuna e Ferizajt, do të kushtonte më së shumti 160 mijë euro.
Televizoni TEMA kërkoi përgjigje nga ekzekutivi komunal pse vazhdimi i një nënkalimi tanimë ekzistues duhet të kushtojë afro 1.1 milion euro, mirëpo Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, Arbër Bytyqi refuzoi që shikuesve tanë t’iu jep llogari lidhur me këtë çështje.
Nënkalimi i parë i hapur para më se 10 vitesh, kësaj komune i kishte kushtuar vetëm 324 mijë euro.
Ndërsa tani, se ku shkuan mbi 800 mijë euro tepricë nga ky projekt i ri, kjo i mbetet institucioneve shtetërore që ta hulumtojnë.
Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.
Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.
Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Pas çlirimit, Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.
Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.
Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.
Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.