Sinqeriteti, mikpritja e shërbimi kualitativ janë vlerat mbi të cilat kompania Ballkani Qeramikë është ndërtuar dhe ka arritur të mbahet e palëkundshme në tregun kosovar për plot 30 vite.
Ballkani Qeramikë tanimë është emër i njohur për të gjithë, pasi që mbetet zgjedhja e parë kur lind nevoja për t’u furnizuar me pllaka e sanitari bashkëkohore dhe me çmimin më të volitshëm në treg.
Me fokus në shërbimin e mirë ndaj klientit, Ballkani Qeramikë është zgjeruar për nga madhësia e objektit dhe ka adaptuar trendet më moderne të prezantimit të produkteve me qëllim që klienti ta ketë sa më të lehtë eksperiencën e blerjes.
Për më shumë informacione, vizitojeni Ballkani Qeramikën ose kontaktojeni në:
Adresa: Babush, Ferizaj (1 kilometër nga dalja e autostradës në Babush, në drejtim të Ferizajit)
Më 29 dhjetor të vitit 2018 ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që obligon mbajtjen e flamurit të vendit të origjinës së produktit në vendet ku shiten.
Edhe pse ka afër katër vjet prej kur marketet në gjithë Kosovën janë të detyruara që të vendosin flamujt e origjinës, kjo ndodhë rrallë ose kurrë.
Ekipi i Televizionit TEMA doli në teren dhe vizitoi tri markete të mëdha, të cilat janë ndër më të frekuentuarat, për të parë se sa po respektohet vendosja e flamujve të vendit të origjinës tek produktet e Coca-Colas e cila në Kosovë lejohet të importohet vetëm nga Serbia.
Të marketin numër 1, u realizua kjo fotografi e frigoriferit me pije të Coca-Colas në të cilën në asnjë vend nuk janë të vendosur flamujt e origjinës.
Në të njejtin market, pra atë të cilin e quajtëm numër 1, ekipi ynë gjeti raftin në të cilin ishin të vendosura këto produkte Fanta të kompanisë Coca-Cola tek të cilat gjendej flamuri i Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë pas një shikimi të shkurtër, ekipi mori vesh se në fakt flamuri i vendosur tek produktet nuk ishte flamuri i vendit të origjinës pasi që vendi i origjinës së këtij produkti ishte Serbia, siç edhe shihet në fotografinë më poshtë.
Pasi që në marketin numër 1 pati mungesë të respektimit të Udhëzimit Administrativ për vendosjen e flamurit të vendit të origjinës dhe me mashtrimin me flamurin e Maqedonisë së Veriut, ekipi ynë u nis për në marketin numër 2 me shpresë se aty do të gjejë respektim të legjislacionit në fuqi.
Sapo mbërritëm në marketin numër 2, filluam të kërkojmë për produktet e Coca-Colas.
Produkteve iu afruam dhe për habinë tonë as në këtë market nuk pati flamuj të origjinës.
Ekipi ynë mendoi se ndoshta marketi numër 2 kishte harruar të vendosë flamujt dhe jo qëllimisht nuk kishte respektuar Udhëzimin Administrativ por kur u kthye në anën tjetër u hoqën dyshimet pasi as shishet e vogla të Coca-Colas nuk kishin flamuj.
Të dëshpëruar dhe mendueshëm se pse marketet kosovare nuk e vendosin flamurin e Serbisë në produktet e tyre, ekipi ynë u nis për në marketin numër 3 me shpresë se ndoshta të paktën njëri nga tri marketet e mëdha do e respektojë këtë Udhëzim Administrativ.
Vend për befasi nuk kishte më, të mësuar tanimë me mosrespektimin e këtij Udhëzimi, ekipi nuk u habit kur pa këtë pamje në marketin numër 3.
Ashtu edhe si dy marketet e para edhe ai numër 3 nuk pati flamuj të origjinës jo vetëm tek shishet e Coca-Colas por as tek shishet me produktet tjera që i prodhon kjo kompani.
Më 14 gusht bëhen pesë muaj që kur me vendim gjyqësor në Kosovë lejohet importimi i produkteve të Coca-Colas vetëm nga Serbia.
Këtë vendim e kishte kundërshtuar Plus-Market nga Ferizaj, i cili edhe po vazhdon betejë ligjore për këtë çështje.
Por edhe pse marketet kosovare janë të detyruar të importojnë këto produkte nga Serbia, në të njejtën kohë e kanë mundësinë shumë të mirë që përmes Udhëzimit Administrativ për vendosjen e flamurit të origjinës së produktit, të informojnë konsumatorët se nga vjen ai produkt.
Televizioni Tema rreth kësaj çështje i dërgoi Inspektoratit të Tregut në Ferizaj këto pyetje:
A po bëhet inspektimi i vendosjes së flamujve të vendit të origjinës së produkteve në markete?
Sa po respektohet vendosja e tyre?
A po mirren masa kur vërehet që ka produkte pa flamujt e origjinës?
A është në dijeni Inspektorati i Tregut për mashtrimet që bëjnë marketet kur vendosin flamuj të vendeve tjera e jo të origjinës?(Marketi numër 1).
Inspektorati i Tregut në Ferizaj, Televizionit Tema i tha se për këtë çështje kompetencë për të folur ka vetëm zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci, të cilin e kontaktuam disa herë por ishte i paqasshëm.
BONEVET Kaçanik shpallë të hapur thirrjèn për regjistrime në trajnimin professional 2 muajsh ne CNC- Mekanikë për çdo të interesuar të moshës 15+. Fondi orëve: 42 Kohëzgjatja: 2 muaj Orari: 2 x në javë Cmimi më ofertë: 135 EUR.
Per informim dhe detaje të regjistrimit mund te vizitoni faqen në facebook: https://www.facebook.com/BONEVETKacanik ose te kontaktoni ne nr: 049 187 006 Afati fundit për aplikim: 15 Shkurt, e martë.