Analisti politik dhe udhëheqësi i organizatës “Forumi për Marrëdhënie Etnike” (Forum za Etnicke Odnose) me seli në Beograd, Dushan Janjiq, në një intervistë për televizionin “NewsMax Adria”, ka deklaruar se pas takimit në Bruksel, epilogu i situatës së tensionuar në veri do të jetë tërheqja e të dyja palëve nga pozicionet e tanishme , mirëpo me rregullim të çështjes së tabelave të regjistrimit për automjetet nga Kosova. Me këtë rast, Janjiq u shpreh:
“Sa i përket tabelave, aty nuk duhet shumë mençuri. Aty do të mbesin tabelat RKS, sepse nuk ka mundësi që një vend, çfarëdo qoftë ai, edhe pse ne nuk e njohim, të shtypë një lloj tabelash që vlejnë në gjithë botën, e të ketë një lloj tjetër vetëm për Serbi. Kjo është e pamundur…
Në këtë rast konkret, nuk ka zgjidhje tjetër, pos RKS. Nuk ka. Sikurse që Serbia nuk ka tabela të tjera, pos SRB.
Dhe nuk mundet tash që për shkak të lojërave politike, të luhet me ato tabela provuese, dhe pastaj të gjithë duhet të paguajnë kot, duke e ngarkuar biznesin dhe të tjerët. “
Dushan Janjiq është historian dhe publicist serb me famë botërore nga Leskovci, ndërsa tani udhëheq me organizatën joqeveritare Forumi për Marrëdhënie Etnike me seli në Beograd, i cila merret kryesisht me analizën e raporteve ndëretnike në Ballkan, e posaqërisht me ato ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.