Connect with us

Ferizaj

Rebelimi politik i ish-nënkryetarit të Degës së PDK-së

Published

on

Nga trungu i PDK-së, pas Nismës socialdemokrate, po shkëputet edhe një subjekt i ri politik. Zgjedhjeve lokale të 17 tetorit i është bashkuar edhe Reformimi Demokratik për Ferizajn i themeluar nga kuvendarët aktual të PDK-së, Nehat Mustafa dhe Gëzim Haxhimusa.

Kryetari i kësaj partie, Nehat Mustafa, thotë se si subjekt synojnë reformimin politik në Ferizaj. Sipas tij, në këtë reformim do të duhej të përfshihen edhe partitë e tjera, por edhe kuvendarët që duhet të mbrojnë interesat e qytetarëve e jo të klaneve politike.

“Reformimi Demokratik për Ferizajn është një subjekt rreth së cilit janë bashkuar një grup qytetarësh të Komunës së Ferizajt që përfaqësojnë shtresa të ndryshme qytetare në aspektin social, intelektual, kulturor dhe të cilët si vizion kanë disa ndryshime të cilat i shohin të domosdoshme për Komunën e Ferizajt. Është quajtur Reformim Demokratik për arsye se kemi konstatuar që realisht shumica e institucioneve të cilat janë në Komunën e Ferizajt duke filluar nga qeverisja, asambleja pastaj nga institucionet tjera të cilat duhet të veprojnë si të pavarura duhet të iu nënshtrohen një procesi të reformimit sipas të cilit proces qytetari duhet të jetë në rend të parë dhe jo interesi i grupeve të caktuara siç ka ndodhë deri më tani. Jam i bindur se ne me suksesin që do ta arrijmë do t’i tejkalojmë me vota edhe disa subjekte politike në Ferizaj të cilat kanë një traditë më shumë se 20 vjeçare dhe të cilat kanë dëshmu që me përfaqësimin që ata ia kanë bërë qytetarit në Kuvendin e Komunës. Qytetari nuk ka përfitu por grupet e interesit dhe familjarët e tyre sepse nepotizmi ka qenë alfa dhe omega e këtyre subjekteve politike”.

Nehat Mustafa – Kryetar i Reformimit Demokratik për Ferizajn

Teksa tregon se nga PDK u largua sepse aty vendimet po merreshin nga 2-3 persona dhe kryesia nuk po mblidhej me vite, ai tregon edhe defektet e qeverisjes lokale aktuale.

“Konceptit tim të Kuvendarit të pavarur i janë bashkuar një numër i kuvendarëve të cilët para çdo takimi e kanë përkrahur qëndrimet e mia politike por kur është dashtë të votojnë kanë votuar sipas SMS-ve. Praktika e cila është ndjekur duke angazhuar qindra e qindra të rinj me kontrata mbi vepër ka qenë e dëmshme sepse kjo praktikë do të krijojë parazitë në institucionet tona. Por kryesorja, asnjë prej tyre nuk mund të realizojë të drejtën e tyre të kompenzimit për kohën që e ka kaluar, pse? Sepse kanë qëndruar me muaj të tërë pa nënshkruar asnjë kontratë”.

Nehat Mustafa – Kryetar i Reformimit Demokratik për Ferizajn

RDF në zgjedhjet lokale në Ferizaj garon me 11 kandidatë për Kuvend Komunal, por në raundin e parë të zgjedhjeve asnjë prej kandidatëve për kryetar nuk do ta gëzojnë mbështetjen e reformistëve, ndërkaq ata shprehen të hapur për cilindo kandidat që do të hyjnë në balotazh.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj do të mbajë konferencë për media për rastin e vrasjes të Muhamed Likës

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes të rreshterit të Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Ceremonia e varrimit e të ndjerit do të mbahet pas orës 17:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.

Continue Reading

Trending