Connect with us

Ferizaj

Qeverisja lokale bën presion ndaj mediave

Published

on

Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Ferizajt, nuk u transmetua drejtpërdrejt. Qytetarët mbetën pa i përcjellë punimet e saja. Kjo ngjau krejt  për fajin e Komunës së Ferizajt, e cila pavarësisht se me Planin e saj të Prokurimit  ka qenë i obliguar, që ta hapë tenderin në qershor të këtij viti, për ta përzgjedhur operatorin për transmetim,  këtë gjë nuk e ka bërë.

Kuvendarët ferizajas, gjatë kësaj seance shprehën indinjatën e tyre për këtë papërgjegjësi të ekzekutivit lokal.

Nehat Mustafa, kuvendar i pavarur deklaroi se kështu, qeverisja lokale po i ikë ballafaqimit me realitetin.

“Sot nuk kemi transmetim të drejtpërdrejt të seancës sepse e kemi një zyre të prokurimit që ka pasur në Planin e saj të prokurimit që në qershor ta hapë tenderin për transmetimin e seancave dhe kjo nuk është bërë, nuk janë këtu për të bërë arsyetimin se pse ka ndodhur kjo. Transmetimi i seancave është mundësia e vetme e kuvendarëve për të komunikuar me qytetarët. Kjo po shifet që është taktikë, mirë e menduar për t’i ikur ballafaqimit me realitetin”.

Nehat Mustafa – Kuvendar i pavarur

Edhe për Shkelzen Selmani nga LDK, ky veprim i pushtetit ishte i papranueshëm:

“E kam një pyetje, pse nuk është shpallë tenderi për media? Kur ka qenë i planifikuar, në listë të prokurimit të hapet në qershor. Kërkoj përgjigje të saktë, pse nuk i kanë fillu procedurat? Arsye s’po du me dhanë tash unë këtu. A është e vërtetë që janë pagu pa planifikim të prokurimit 80 mijë euro për koncert? Nëse kjo ka ndodhë, unë e shoh shumë të paarsyeshme këtë vendim. Dikush duhet të jep llogari, prandaj raporti i auditimit për vitin 2020 ka me na ardhë prapë i keq”.

Shkelzen Selmani – Kuvendar i LDK-së

Ndërkaq Xhevat Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje, këtë sjellje të Komunës së Ferizajt e shihte si një  presion ndaj mediave .

“Sot pamë shumë shqetësime të kuvendarëve sepse kjo seancë nuk po transmetohet live. Nuk është në rregull kjo, a po i bëhet presion një mediumi apo ku qëndron çështja sepse në qershor është dashur me u hapë ky tender. Këtu duhet sqarim por kujt t’i kërkojmë kur mungojnë drejtorët. Ndoshta edhe raporti i auditorit është arsyeja pse nuk i është bërë kontrata këtij mediumi që të jetë live”.

Xhevat Sallahu – Kuvendar i Vetëvendosjes

Për këto pakënaqësi të shprehura nga kuvendarët opozitarë nuk u dha asnjë përgjigje nga ekzekutivi lokal, i cili në këtë seancë përfaqësohej vetëm nga tre drejtorë, derisa mungonin Kryetari i Komunës, dy nënkryetarët dhe të gjithë drejtorët e tjerë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending