Connect with us

Arbëri

Karateistja ferizajase kthehet me medalje nga europiani

Published

on

Këto janë pamjet nga Kampionati Evropian, prej nga Behije Mustafa, Kosovës i solli medaljen e bronztë. Ferizajasja e re është anëtare e klubit të Karatesë “Fituesi”, nga Ferizaj.

“Merrem me sportin e karatesë gati që 9 vite, ushtroj çdo ditë dhe kam marrë pjesë në gara, gara e fundit ka qenë Kampionati Europian, ku edhe jam stolisë me medaljen e bronztë. Karate nuk është e vështirë kur e donë e punon me vullnet. Ndërsa sa i përket garave ka qenë Europiani i parë që kam marrë pjesë edhe ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme për mua, një ndjenjë shumë e mirë. Unë kam garuar në katër lufta te të katër luftat i kam fituar, kam qenë me garuese nga Izraeli, Italia, Zvicrra dhe Suedia. Ju kisha bërë thirrje të gjithë të rinjve, që nuk domethënë me u marr me karate, por me u marrë me çfarëdo sporti, sepse është mirë.”

Behije Mustafa – Karateiste
Behije Mustafa – Karateiste

Për klubin dhe sukseset e nxënësve të tij foli me adhurim, trajneri Bajram Bajrami.

“Klubi i karatesë për momentin i ka 40 anëtarë nga gjinia mashkullore dhe gjinia femërore, klubi është multi- etnik, nga të gjitha komunitetet, ku Behije Mustafa është medalistja e cila e ka arritur medaljen e bronztë, Sefer Bajrami është medalist ballkanik ndërsa Viola Krasniqi e ka përfaqësuar Kosovën në kampionatin Europian, që ishte para këtij viti, po klubi i karatesë ”Fituesi” në Ferizaj ka pas përfaqësues në kampionatin ballkanik, europian, tash pritet me marrë pjesë edhe në kampionatin botërorë ku dihet që favorite për medalje do të jetë Behije Mustafa. Behije Mustafa është trajnuar që nga mosha 8 vjeçare në klubin tonë dhe është anëtare përfaqësuese e Kosovës nga mosha 12 vjeçare. Behije Mustafa para dy muajve është bërë edhe mjeshtre e brezit të zi.”

Bajram Bajrami – Trajner i Klubit të Karatesë “Fituesi”
Bajram Bajrami – Trajner i Klubit të Karatesë “Fituesi”

Karateistët e këtij klubi synojnë të marrin pjesë edhe në Kampionatin Botëror, me shpresën që të kthehen edhe nga atje, me më shumë medalje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arbëri

Vdes një alpinist bullgar në Majën e Jezercës

Published

on

Një bjeshkatar nga Bullgaria, humbi jetën në afërsi të “Majës së Jezercës” në Shqipëri.

Viktima u gjet pa shenja jete nga ekipi i kërkim-shpëtimit të policisë së Shqipërisë, një ditë pas raportimit se ai dhe një bashkëkombës i tij, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë.

Dyshohet se gjatë ecjes bjeshkatare, 32 vjeçari kishte rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e ka humbur jetën.

“Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë, i cili do të transportohet me helikopter, drejt morgut. Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Ky është rasti i dytë i vdekjes tragjike në këtë shteg brenda pak muajve, pasi më 30 mars, këtu humbi jetën edhe një bjeshkatare 43 vjeçare nga Kroacia.

Ndryshe, “Maja e Jezercës” është maja më e lartë e Bjeshkëve të Nemuna, e dyta më e larta në Shqipëri, me lartësi 2,694 metra mbi nivelin e detit. Nga bjeshkatarët alpinistë, shtegu drejt kësaj maje konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, sidomos gjatë sezonit të dimrit.

Continue Reading

Arbëri

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë e Arbër Pajaziti në Bujanoc   

Published

on

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën këtë të diele në Luginën e Preshevës, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, shpalli fitoren në Preshevë, ndërkaq Arbër Pajaziti nga Fronti për Ndryshim, ka shpallur fitoren në Bujanoc.

Në postimin e parë pas zgjedhjeve, Ardita  Sinani shkroi se “Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madh e ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”.

Edhe Arbër Pajaziti në një postim në facebook theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për qytetarët e Buajnocit.

“Bashkëkombës të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt. S’kemi kohë për të humbur, sepse na presin shumë punë. Vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe. Gjithmonë në shërbimin tuaj!”, ka shkruar Pajaziti.

Continue Reading

Arbëri

Nga incidenti me armë zjarri mbetet i vrarë këngëtari Amar Ismani

Published

on

Në një përleshje me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Shkup, në lokacionin e njohur si Rruga e Plastikave mbeti i vrarë këngëtari shqiptar, Amar Ismani.

Në incident janë përfshirë disa persona ndërsa janë plagosur edhe tre të tjerë.

Lajmin për vdekjen e artistit e bëri të ditur edhe vëllai i tij, Edin Ismani në rrejtin social Facebook.

Continue Reading

Trending