Klubi i notit “Kastrioti” po “peshkon” medalje. Në garën Kupa e Prishtinës, tre garues përsëri i sjellin medalje klubit “Kastrioti”. Edi Ilazi, Shkëmb Reçica dhe Roni Shahini, dita-ditës po bëhen notarë të medaljeve. Për këto suksese na flet trajneri i klubit Atdhe Haxhimusa .
“Ne kemi pas një garë e cila është mbajt me datën 17 dhe 18 Gusht e cila është organizuar nga Klubi i notit Prishtina në bashkëpunim me Klubin “Steps Sport Center” ku në këtë garë jemi nda jashtëzakonisht të kënaqur, ku me të gjithë garuesit që ne i kemi, një pjesë e tyre kemi marrë 19 medalje nga tre garuesit më të shquar klubit të cilët janë Edi Ilazi , Shkëmb Reçica dhe Roni Shahini. Sa i përket Shkëmb Reçica është vetëm 9 vjeç ku tani për tani po ka shumë sukses në çdo garë që merr pjesë, ai gjithmonë fiton medalje, ku edhe në këtë garë në 6 disiplinat ka fituar medalje. Ndërsa Roni Shahini është shpall garuesi më i mirë i grup moshave të veta në kategorinë D në këtë garë ndërsa Edi Ilazi i cili është potenciali i klubit dhe presim shumë prej tij që në një të ardhme të jetë edhe përfaqësues edhe në lojërat Olimpike“.
Atdhe Haxhimusa – Trajner i klubit “Kastrioti”
Ndërsa pjesëmarrësit e kësaj gare na tregojnë se cilat kanë qenë sfidat e kësaj gare.
“Jam notues që 7 vite, kam marrë pjesë në shumë gara ku njëra prej tyre është Kupa e Prishtinës, kjo është garë në të cilën kemi pas shumë sukses, unë kam marrë medalje në disiplinën 200 mix disiplina, 200 mix është një disiplinë shumë e vështirë që nuk mundet çdo garues me përballu, sepse duhet njohja e katër stileve dhe duhet shumë kondicion, por gjithashtu kemi marr medalje ekipore dy medalje të argjenda. Synimet e mia janë që me marrë pjesë në gara europiane dhe kam dëshirë që të bëhem kampion Europian.”
Edi Ilazi – Notues i klubit “Kastrioti”
“Me këtë sport merrem që 3 vite ndërsa rezultatin që e kam nga kjo garë është shumë i mirë por më duhet që ta përmirësojë kohën time që të jem edhe më i mirë në garat e tjera. Kam synime të mëdha për sportin e notit, ëndrra ime është që të bëhem Kampion i Kosovës dhe pse jo të marrë pjesë në Olimpiadë.”
Ky klub i cili është themeluar nga viti 2001 gjithmonë në çdo garë të notit ka sjell nga një medalje, por kësaj radhe 19 medalje nga të gjithë pjesëmarrësit e këtij klubi .
Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.
Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.
Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.
Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.
Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.
Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.
Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.
Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.