Connect with us

Diasporë

Komuna parkon pa para, diaspora me para

Published

on

Zyrtarët komunalë nuk do të mund të vijnë më në punë me vetura zyrtare. Me një vendim të kryetarit Agim Aliu, parkingu i veturave zyrtare të Komunës, largohet rreth objekteve të komunës dhe zhvendoset në lokacion tjetër. 

Oborri i objektit të Komunës së Ferizajt

Arsyen e largimit të veturave nga parkingu na tregon Udhëheqësi i Sektorit për Punë Juridike dhe të Përgjithshme Ekrem Emini.

“Nga data 26 Korrik me vendim të Kryetarit  ndalohet për të gjitha veturat zyrtare parkingu pra në dy objektet e Komunës. Janë larguar për shkak që lëvizja të jetë më  e lirë për qytetarët,  veturat tash e tujj janë vendos në një lokacion tjetër, tek oborri i shkollës “Gjon Serreçi”.

EKREM EMINI – Udhëheqës i Sektorit për Punë Juridike dhe të Përgjithshme

Në hapësirën e re të përcaktuar si parking për veturat zyrtare, komuna nuk do të paguajnë.

“Përkohësisht i kemi vendos aty deri sa të caktohet një lokacion tjetër afatgjatë. Janë parku në hapësirën që është për personelin e shkollës dhe nuk është në pjesën që është me pagesë. Pra është pjesë e ndarë prej pagesës.” tha Emini.

Viteve të fundit ishte bërë praktikë që gjatë qëndrimit në qytetin tonë, bashkatdhetarët nga diaspora të mos paguanin për parkingun e veturave të tyre, por kjo e drejtë kësaj radhe u është hequr atyre .

U tha se kjo është një zgjidhje e përkohshme pasi që në hapësirat e reja tek nënkalimi ende nuk është finalizuar parkingu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Diasporë

Berisha: Votimi i sotëm antikushtetues dhe kundërligjor

Published

on

Në reagimin e tij pas votimit në Kuvend, Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se me këtë vendim ku 75 deputetët socialistë i hoqën imunitetin njëkohësisht, siç u shpreh, i dhanë edhe fund këtij parlamenti jodemokratik.  

Votimin në Kuvend me të cilin i hapet rruga për arrestimit të tij nga Prokuroria e Posaçme, Berisha e cilësoi si antikushtetues dhe premtoi një qëndresë historike përballë atij që ai e konsideron një plan të shumicës së majtë për të shuar Partinë Demokratike dhe opozitën në vend.

“Kuvendi antidemokratik votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese dhe ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Ky vendim jo që nuk do ta shkatërrojë opozitën, por do ta mobilizojë atë në shkallën më të lartë dhe me moton: ‘o sot o kurrë’, do t’i japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi”, tha Berisha.

Continue Reading

Diasporë

Kuvendi i Shqipërisë hap rrugën për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha

Published

on

Kuvendi i Shqipërisë votoi të enjten në favor të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK) për t’ia hequr imunitetin e deputetit ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur rrugën arrestimit të tij nën dyshimin për korrupsion.

Prokurorët u kërkuan ligjvënësve javën e kaluar t’ia heqin Berishës imunitetin parlamentar, sepse ai nuk i ishte përmbajtur urdhrit për të raportuar në SPAK çdo dy javë dhe për të mos u larguar nga vendi, derisa po hetohej nën dyshimet për korrupsion.

Me 75 vota në favor, Kuvendi e miratoi kërkesën për t’ia hequr Berishës imunitetin parlamentar të enjten.

Në tetor, SPAK-u njoftoi se Berisha akuzohet për korrupsion në një rast bashkë me dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e paligjshëm të kompleksit sportiv Partizani.

Opozita u përpoq ta pengojë votimin duke hedhur flakadanë në seancën foltorja e të cilës u sigurua nga një numër i madh i rojeve të sigurisë, ndërkohë që pranë ndërtesës së Kuvendit protestuesit e kundërshtuan vendimin.

Të hënën, Këshilli i Mandateve i Kuvendit të Shqipërisë e çoi në votim heqjen e imunitetit për Berishën me kërkesë të prokurorëve.

/REL/

Continue Reading

Diasporë

Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për Sali Berishën

Published

on

Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë (SPAK) i ka kërkuar të martën Kuvendit të Shqipërisë t’ia heqë imunitetin e deputetit ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ai e kishte shpërfillur vendimin e saj paraprak për t’u paraqitur në prokurori gjatë hetimit ndaj tij.

SPAK-u kërkon që Berishës t’i zëvendësohet masa e deritanishme për “detyrim paraqitje” me masën e arrestit shtëpiak.

Prokuroria ia ndaloi ish-liderit shqiptar edhe largimin nga shteti, pasi është duke u hetuar nën dyshimet për “korrupsion pasiv” në rastin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha ka thënë se do ta nderojë çfarëdo vendimi që merr Kuvendi për kërkesën e prokurorëve.

“Çfarëdo vendimi pas autorizimit të Kuvendit do ta respektoj pa asnjë diskutim. Qëndrimi im i përsëritur ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit”, tha Berisha.

Pritet që kryetarja e Kuvendit të njoftojë anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe të thërrasë mbledhjen e këtij Këshilli për ta shqyrtuar kërkesën e prokurorëve.

Sipas procedurës parlamentare, edhe vetë Berisha thirret të jetë pjesë e mbledhjes për të raportuar mbi rastin. Pas shqyrtimit të kërkesës, Këshilli ka dy javë kohë për ta hartuar raportin të cilin pastaj ia dërgon Kuvendit për ta votuar.

Më 22 tetor, SPAK-u deklaroi se Berisha dyshohet për “korrupsion pasiv”.

Berisha i ka mohuar akuzat.

Në të njëjtën ditë u arrestua dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, por më pas masa e sigurisë ndaj tij u zbut në arrest shtëpiak.

Hetimet nga SPAK-u nisën pas një kallëzimi të dorëzuar në vitin 2020 nga Taulant Balla, tani ministër i Brendshëm. Në kallëzim theksohej se “Jamarbër Malltezi privatizoi kompleksin Partizani në mënyrë të paligjshme me një shumë rreth 100 mijë euro, ndërsa në këtë zonë tashmë janë ngritur disa pallate për banim. Kjo u arrit përmes vendimeve favorizuese të Qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha”.

Kompleksi sportiv “Partizani”, me një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë, u privatizua në vitin 2008 dhe deri në atë kohë ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Rreth 22 mijë metra katrorë i përkisnin 64 trashëgimtarëve të pesë familjeve të ish-pronarëve, mes tyre edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa 4 mijë metra katrorë të tjerë ishin pronë shtetërore. Në fund të procesit të kthimit të kësaj prone, Jamarbër Malltezi arriti të marrë 35 për qind të të gjithë pronës, duke përfshirë këtu edhe pjesën që ishte tokë shtetërore.

Sipas padisë së dorëzuar në SPAK, kjo është bërë përmes vendimeve të dyshimta të Qeverisë së Sali Berishës. Në atë sipërfaqe të përfituar, Jamarbër Malltezi së bashku me ortakun e tij Fatmir Bektashi, kanë ndërtuar disa kulla.

/REL/

Continue Reading

Trending