Connect with us

Ferizaj

Mungesë vaksinash, apo frikë nga “mikroçipi i Bill Gates-it”?

Published

on

Gjatë dy ditëve radhazi, qendra e vaksinimit anti-Covid në Ferizaj ishte poathuajse e zbrazët. Por se a po ndodhë kjo për shkak të mungesës së vaksinave apo për shkak të frikës së një pjese të qytetarëve nga vaksinat, si pasojë e  teorive konspirative, që njihet edhe si “çipo-fobi”, kjo akoma nuk po dihet.  Kjo sepse drejtoresha e QKMF-së, Nadire Imeri është në pushim, ndërsa zyrtarët tjerë përgjegjës për vaksinim nuk pranuan të prononcohen. Megjithatë nga bisedat me qytetarët që po vaksinohen, u kuptua që shumica e tyre po marrin dozën e dytë të vaksinës, teksa thonë se nga marrja e vaksinës nuk kanë pasur telashe shëndetësore.

This image has an empty alt attribute; its file name is Sevdai-Haxhiu-1024x573.jpg
Sevdai Haxhiu, qytetar i vaksinuar nga Ferizaj

“Sot unë e kam marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, Pfizer. Kam kalu mirë edhe në dozën e parë edhe në dozën e dytë. Stafi mjekësor ishin shumë të përgatitur dhe në nivel. Pritja është shumë e bukur, nuk paska kallaballëk, nuk paska kolona. Çdo lavdatë shkon për mantilbardhët. Këshilla ime për të gjithë qytetarët e vendit tonë të vaksinohen sa më shpejtë. Mos të hezitojnë e ngurrojnë, por le ta marrin dozëne vaksinimit sepse për momentin vaksinimi është i domosdoshëm, të dalim nga kjo krizë, nga kjo pandemi që na pat blloku. E këtë sëmundje disa e kemi përballu rëndë e disa të tjerë edhe kanë vdekë, por për ta kaluar sa më lehtë dhe mirë duhet të vaksinohemi të gjithë” thotë Sevdai Haxhiu, qytetar nga Ferizaj.

Ruzhdi Tahiri, i vaksinuar në Ferizaj

“Të parën e kam marrë para dy muajsh, tash e mora të dytën. Mirë shumë kam kalu me të parën por edhe me të dytën. Ju kisha ba të gjithëve të fala, që të gjithë me marrë vaksinën se pa e marrë vaksinën nuk bënë. Kërkah sun shkon pa i marrë dy vaksina”- u shpreh Ruzhdi Tahiri, qytetar i vaksinuar

 Televizoni Tema nga burime jozyrtare mëson se dje në Ferizaj janë dhënë diku mes 200 deri në 300 vaksina anti-Covid, teksa rreth 80 për qind e tyre ishin doza të dyta. Më 15 qershor, Ministria e Shëndetësisë kishte shpallur vaksinimin masiv të qytetarëve, ndërsa ministri i shendetësisë Arben Vitia dje ka bërë të ditur se një dërgesë e re me vaksina do të mbërrijë në Kosovë gjatë javës së ardhshme .

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending