Sot në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt dëgjimi i parë publik i Komunës së Ferizajt për vitin 2021, ku qytetarë të Ferizajt dhe kryetarë fshatrash parashtruan pyetje dhe kërkesa të drejtuara ekzekutivit lokal.
Fehmi Ademi, një qytetar i ferizajt pjesëmarrës në takim u ankua se pensionistët kanë mbetur pa objektin e tyre si pikëtakim i njerëzve në moshë: “Duhet të ndërtohet sa më parë shtëpia e pensionerëve, ku e dimë se shtëpia e vjetër është rrënuar kohë më parë dhe ata janë në kushte të vështira për ta kaluar kohën”.
Sadik Qerimi, kryetar i fshatit Koshare kërkoi që në këte fshat të ndërtohet një qendër e mjekësisë familjare : “Për fshatin tim, një shtëpi të shëndetit. Jemi fshat me 500 shtëpi kështu që kemi nevojë në të ardhmen bile me u ndërtu ajo shtëpi”.
Besim Sedolli, kryetar i fshatit Papaz kërkoi që gjatë realizimitë të projekteve kapitale ketë mbikqyrje nga shteti: “Rruga që lidh fshatin Softaj dhe Papaz a është në projekt? Rrugicat që po shtrohen në fshatin Papaz, mirë që po shtrohen por a i kontrollon ndokush sepse ka rrugicë që ende pa u përdor mirë është dëmtuar. Edhe për drejtorin e Shërbimeve Publike, disa kërkesa që po ia bëj qe nja gjashtë muaj nuk ka kthy përgjigjie, kanalizmi në lagjen e preshevalive është mbyllë mu në mes të fshatit, kërkesën e kam ba, përgjgijie s’është kthy, puna s’është kry”.
Bekim Shala, banor i zonës urbane IV të Ferizajt kërkoi që afër Varrezave të Dëshmorëve të bëhet një parking: “Si zonë e katërt, rruga Brahim Ademi, kemi shumë probleme, rrugica nuk ka qaq shumë që me u asfaltu plus ka mundësi lidhje për shkarkim me rrugën kryesore. Kërkesa tjetër është a ka mundësi tek varrezat e dëshmorëve me u bë një parking për vetura në rast vizite tek varrezat”.
Për këto kërkesa por edhe tjerat që u ngritën aty si fushat sportive, trotuaret, rrugët, sinjalistikat e rrugëve, deponitë ilegale, ekzekutivi lokal u përgjigj për disa, për disa tjera nuk pati përgjigjie. Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi, u mundua të përmbledhë përgjigjet e veta në pyetjet dhe kërkesat e qytetarëve: “Rruga Papaz-Softaj, mund të them që është e tenderuar në kuadër të projektit Rohovicë-Talinoc i Muhaxherëve por edhe segmenti Papaz-Mirash i tenderuar në kuadër të këtij projekti… Zona IV, disa rrugica aty kanë përfundruar, por besoj që edhe rrugica prapa varrezave të dëshmorëve shprejt së bashku me kompaninë do e asfaltojmë. Një ose dy rrugica do të mbasin pa u asfaltuar por do të gjejmë formë edhe për asfaltimin e tyre”.
Ngjashëm, komenet ën këresa kishte edhe Arben Halili, Drejtor i Shërbimeve Publike në Ferizaj : “Jo të gjitha kërkesat pranohen ose refuzohen. Besimi e përmendi, ne zakonisht nuk i refuzojmë kërkesat për kanalizim e ndriçim publik por i lejmë në proces që kur të kemi mundësi me i përfundu.”
Ndërsa sa i përket shtëpisë së pensionistëve, drejtoresha Abetare Kurti-Maliqi u përgjigj: ” Për shtëpinë e pensionerëve jemi në procedura të fillimit të tenderimit por për shkak se organizata “Qatar Charity” ka shprehë dëshirë dhe vullnet për financimin e projektit, ne nuk kemi shku me hapje të tenderit për ndërtimin eshtëpisë së pensionerëve, prandaj po presim për përgjigjien e tyre. Për fshatin Koshare për ndërtimin e AMF-së, kemi bërë hulumtime për ndërtimin e një QMF-je në Lloshkobare që do të ofronte qasje për fshatrat në një afat më të gjatë kohor sesa një AMF me një mjek, nëse ndërtohet QMf do të rriten edhe shërbimet për qytetarët në atë zonë. Nëse kjo nuk do të arrihet, do ta diskutojmë pjesën e ndërtimit të AMf-së në fshat”.
Në këtë dëgjim publik u tha se buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2022 pritet të jetë afër 34 milionë euro.