Connect with us

Ferizaj

“Dora d’Istria Luxury” treg i prodhimeve nga gratë ferizajase

Published

on

Ka shumë gra ferizajase që gatuajnë lloje të ndryshme të ushqimeve për konsum komercial, por që kanë vështirësi t’i plasojnë prodhimet e tyre në treg. Një zgjidhje keative e kanë ofruar dy gra afariste me biznesin “Dora d’Istria Luxury”.

Përveç ushqimeve tradicionale dhe ëmbëlsirave që prodhohen me produke të shtëpisë, në këtë biznes ka edhe treg ditor ku shiten prodhime bylmeti dhe bujqësore, por nuk mungojnë as prodhimet e poçarisë.

Ndërsa në dalje nga “Dora d’Istria Luxury”, mund të ndaleni në terasën e biznesit për të pushuar me një kafe.

Florina Ujupi, një nga inicatoret e këtij biznesi thotë se këtë biznes e krijoi nevoja e grave për distribuimin e prodhimeve vendore.

Florina Ujupi dhe Shemsie Musa-Çerkini nga Ferizaj, iniciatore të këtij biznesi

“Kemi thënë, hajde po shkojmë, po bëjmë diçka ne vet edhe çka me bë që me qenë ne të gjitha në një ombrellë, po e hapim një biznes… Ne e kemi ba një ndamje, secila grua me pasë një produkt të caktuar dmth mos me pasë konkurrencë njëra me tjetrën.

E kemi marrë këtë lokal më 27  prill edhe diku për 21 ditë e kemi ba gati, pa fonde e me forcat tona… Emrin e kemi kërku për një kohë të gjatë sepse na u ka nevojitë një femër e fuqishme shqiptare. Nuk kemi gjetë shumë edhe pse Dora d’Istria ma shumë simbolizon shkollimin e femrës edhe pse biznesi është edukim dhe shkollim sepse ne pretendojmë që ky biznes me u zgjeru në bazë të vizionit që e kemi, me pasë edhe departamente të tjera.”

 Shemsie Musa-Çerkini, tregon se cilat ushqime gatuhen nga gratë e “Dora d’Istria Luxury”.

“Zakonisht më shumë kërkohen brumërat, pitet, kollpitet, fliat. Tash kemi fillu edhe me ofertat e drekës, sot kemi turli, supë me perime. Kërkesa ka sepse krejt çka bëjmë janë të shtëpisë, nuk është burek por pite e shtëpisë, standart është pitja me spinaq, me mish kollpitja, me patate ku e  ndryshojmë, një ditë e bëjmë me qepë të reja, gjizë të shtëpisë e me lakër të bardhë. Flia na vjen nga shtëpia, nga koleget që janë pjesë e grupit të gatimit. Ka edhe gra të tjera që gatuajnë pite, vetëm se e kemi me rend me ditë. Mandej është edhe pjesa e shërbesave me çaj, kiflet dhe gatimet tjera, ëmbëlsirat e thata, të ëmbla dhe të njelmëta. Të gjitha punohen nga gratë, dmth siç edhe e patë mas pari bëhet buka, bëhen llokumat për mëngjes, mandej fillohet me pitet dhe kollpitet, e kështu me rradhë deri në kohën e shërbimit.”

Shitorja “Dora d’Istria Luxury” gjendet në rrugën Sejdi Sejdiu në Ferizaj, dhe është e hapur çdo ditë pune nga ora 7 deri në ora 22.  

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending