Connect with us

Ferizaj

PDK zyrtarizon Agim Aliun si kandidat për Ferizaj, Hoxhaj mirret me Vetëvendosjen

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar Agim Aliun si kandidat për kryetar të Ferizajt, në tubimin e mbajtur para pallatit të sporteve “Bill Clinton”, ku mori pjesë edhe Enver Hoxhaj, ushtues detyre i kryetarit të këtij subjekti politik.

Gjatë ceremonisë së zyrtarizimit, Aliu tha se qeverisja e tij edhe pse më e reja në moshë sa i përket drejtorëve, ka qenë e përkushtuar për të gjitha moshat dhe se sipas tij ka tejkaluar edhe pritjet e vet qytetarëve.

“Ne kur tash po flasim, e që jemi në përmbyllje të këtij mandati qeverisës, kemi tejkaluar gjithëçka që kishim në kuadër të platformës, gjithëçka edhe nga pritjet e gjithë qytetarëve që kishin ndërtuar dhe tashmë jemi në kapërcim të këtyre pritjeve… Dhe ne do të vazhdojmë më tutje për të preznatuar projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës sepse nuk është e mundur të përmbyllet një kaptinë kaptinë kaq e thellë e transformimit të Ferizajt në një mandat të shkurtër 4 vjeçar. Vizionet tona janë përtej një mandati, ne kemi menduar deri në vitin 2030 e 2035 me projektet dhe vizionin tonë se si ta transformojmë Ferizajn” u shpreh Agim Aliu, kandidat për kryetar të Ferizajt

Në anën tjetër, i pari i PDK-së gjatë këtij zyrtarizimi gjeti kohë që të mirret edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sikurse që thoshte Kurti më herët se ne nuk shkojmë në negociata me Serbinë në Bruksel pa kërkuar falje Serbia për gjenocidin në Kosovë. Apo se ne nuk do të shkojmë në negociata me Serbinë për pa u gjetur i pagjeturi i fundit. E zotri Kurti ka vendosur që të shkoj në Bruksel pa u plotësu këto kërkesa ndërsa para disa vitesh akuzonte shokët tanë për përpjekjet e tyre për marrëveshje të normalizimit me Serbinë dhe anëtarësim në OKB. Natyrisht që çdo qytetar ka pritë që një kryeministër i tillëmund të ketë sjellje të despotizmit dhe të jetë despotik por ai po kultivon nepotizmin dhe po bëhet qesharak me përpjekjet për arsyetim. A e dini që fjala nepotizëm rrjedh prje fjalës latine nip? E çka bën daja për nipin? Daja, nipin e shtin në punë. Bislimi dhe Albini, një ditë kishin majtë një fjalim në një ministri të caktuar dhe njëra prej formulimeve ishte: Ne do ta luftojmë me çdo kusht nepotizmin. Dhe komplet stafi që kishin me veti thonin: Bravo dajë, të lumtë.” – tha në tubim Enver Hoxhaj, UD i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në ceremoninë  e PDK-së në Ferizaj, kësaj radhe u vërejt mungesa e Nehat Mustafës,  Gëzim Haxhimusës, Alben Eshrefit, Mustafë Graincës, Lulzim Graincës, Rafiz Sejdiut e Bashkim Hysenit, veprimtarë të kahmotshëm e të rëndësishëm të këtij subjekti politik.  

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj do të mbajë konferencë për media për rastin e vrasjes të Muhamed Likës

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes të rreshterit të Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Ceremonia e varrimit e të ndjerit do të mbahet pas orës 17:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.

Continue Reading

Trending