Connect with us

Ferizaj

Mbahet ceremonia e diplomimit të maturantëve të shkollës “Zenel Hajdini”

Published

on

Në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj, u mbajt ceremonia e diplomimit të maturantëve të kësaj shkolle.

Maturantët i prezantuan punimet e tyre para komisionit vlerësues.

Drejtori i kësaj shkolle Abdullah Imeri, tregoi rreth këtij aktiviteti të organizuar për herë të parë në këtë shkollë.

“Në bazë të plan-programit është e paraparë që nxënësit ta mbajnë edhe një test të brendshëm teorik dhe praktik. Kemi zgjedhë që pjesën praktike ta mbajmë publikisht dhe të shihen se a i kanë kry obligimet dhe a janë në përputhje me plan-programin. Ideja ka qenë që kjo mënyrë e diplomimit të ngjallë edhe një garë që ka pas sukses ku nxënësit gjatë tërë kohës kanë qenë të angazhuar, në fund u pa që ia ka vlejtur sepse edhe nxënësi e di që punimet e veta po i sheh dikush”, thaAbdullah Imeri, drejtor i Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë

E, maturantët e kësaj shkolle që diplomuan sot, thanë se njohuritë e marra gjatë shkollimit të mesëm do t’iu ndihmojnë shumë në të ardhmen.

“Ne fillimisht kemi fillu me barnatore bujqësore. Na kanë ndarë me klasë, aty kemi mësuar shumë. I kemi mësuar preparatet, fungicidet, etj. E “Bau Market” na e ka mundësu që me shku aty një herë si praktikantë e pastaj edhe me u punësu. Mesazhi im për nxënësit që kanë me u regjistru, iu kisha thënë që ia vlenë me ardhë në këso shkolla e drejtime për mbrojtje të bimëve ose çfarëdo drejtimi”, Altina Loku, drejtimi “Mbrojtja e Bimëve.

“Sot kemi me prezantu fidanishten si mollë, kumbull, vishnje dhe dardhë. Këtu i kemi edhe llojet e ndryshme të mollëve të cilat i kemi kultivuar ne, këtu i kemi edhe disa nënshartesa”, tha Arbërije Morina, drejtimi “Perimtari”.

“Shkolla na ka bërë të gatshëm për punësim. Ne kemi përgatitë sallata, antipasta, sofrën tradicionale, brumërat, mishërat, ëmbëlsirat dhe reçelet nga teknologjia e përpunimit.. Nëse dikush do me punësu pas shkollës së mesme drejtimi i kuzhinës është shumë i mirë, sepse restorante ka sa të duash e ne ende pa e kry shkollën na kanë ofru vende të punës“, tha Alban Thaçi, drejtimi “Kuzhinë”.

Kurse,drejtori i Arsimit në komunën e Ferizajt Afrim Llabjani, foli rreth përparësive të shkollave profesionale.

“Shkollat profesionale janë shkollat që iu sjellin atë që e kërkon sot tregu, prandaj edhe në të ardhmen ashtu si edhe sot duhet të bashkëpunojmë për të pasur suksese sa më të mëdha në sferën e arsimit”, Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe ekspozita me punimet e nxënësve nga drejtimet: Lavërtari, Perimtari, Hortikulturë, Përpunim Druri, Mbrojtja e Bimëve, Teknologji Ushqimore dhe Konfeksion.

Aty u mbajt edhe një sfilatë ku u prezantuan veshjet tradicionale shqiptare me elemente moderne.

Kjo sfilatë me këto veshje erdhi pas punës prej më shumë se katër muaj të nxënësve të drejtimit të Konfeksionit të cilët i punuan këto veshje që në treg kushtojnë mbi 400 euro.

Të gjitha këto veshje u punuan në punëtorinë e shkollës dhe iu shërbyen këtyre nxënësve si temë e diplomës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending