Connect with us

Ferizaj

Gastronomët ferizajas ankohen për mossubvencionim të pagave dhe qirave

Published

on

Në fillim të muajit prill Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që sektori i gastronomisë të punojë vetëm me shërbimin merr me vete.

E për dy javët sa zgjatën këto masa, Ministria e Financave u pati premtuar gastronomëve që do t’ua paguajë gjysmën e pagave të punëtorëve dhe gjysmën e qirasë.

Megjithatë, sipas gastronomëve ferizajas, këto pagesa akoma nuk kanë ndodhur.

“Për momentin nuk ka ndodhë, punëtorët janë duke i pritë qato i ka premtu Qeveria. Nuk ka asgjë prej Qeverisë, premtimet i ka dhanë, por nuk i ka realizu ende”, tha Artan Bajraliu, pronar i ”Cherry Lounge&Bar”.

“Deri në qeto momente nuk na ka dalë asnjë pagesë prej Qeverisë. Po presim, edhe pse ministri Murati tha që janë ekzekutu një përqindje, por garant nuk jemi në atë përqindjen e parë ne”, thotë Behar Osmani, pronar i ”Barabar Lounge”

Osmani e Bajraliu tregojnë se gjatë tërë periudhës së pandemisë kishin vështirësi në punë duke filluar nga oraret e shkurtuara, por edhe gjobat nga inspektorët të cilët, sipas tyre, kishin qasje dhe kërkesa të pabarabarta sa u përket lokaleve të gastronomisë.

Ata shprehen të gatshëm të protestojnë nëse qeveria nuk i plotëson premtimet e saj.

“Ne do ta përkrahim kryetarin e gastronomëve Kllokoqin edhe pse arsyeja është që nuk na lanë me punu dhe nuk na ndihmuan asgjë. Ky është dëm që po dëmtohemi ne e jo Qeveria, nëse na ndihmon Qeveria ne do ta respektojmë Qeverinë, qysh jemi duke e respektu deri tash. Në favor tonin nuk ka kurgja përveç dënimeve të inspektorëve. Në favor tonin është duke ardhë dënim për me na dëmtu. Ne veç dënime sa kemi na ndihmon sa të duash, s’ka nevojë me na qitë, nëse është problemi tek pagesat që i kanë premtu ata”, shtoi Bajraliu.

“Shoqata e gastronomëve disa herë ka paralajmëru protesta, por asnjëherë nuk i ka çu deri në fund. Nuk e di a është faji i Petritit (Kryetar i Shoqatës së Gastronomëve) apo i gastronomëve që nuk iu kanë përgjigjur ftesës. Protesta është mjet demokratik që përdoret në gjithë botën,  edhe ne duhet me protestu, por mendoj që ne duhet ma shumë me i respektu masat anti-Covid që kërkohen nga institucionet shtetërore”, deklaroi Osmani.

Masat që jani tani në fuqi ua mundësojnë punën gastronomëve deri në orën 22:30 kur edhe fillon ora policore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending