Connect with us

Ferizaj

Shoqata “Feniks” përuron shtëpinë e familjes Blenishti

Published

on

Familja tre anëtarëshe Blenishti nga fshati Zaskok i Ferizaj u bë sot me shtëpi të re.  Shtëpia e re kësaj familje iu ndërtua nga shoqata humanitare “Feniks” në bashkëpunim me “Eli Ab”-in.

Kryetari i Shoqatës “Feniks”, Milaim Jashari, tha se kjo është shtëpia e pestë që vëllezërit Sopaj kanë ndërtuar gjatë muajit të Ramazanit.

“Është shtëpia e parë për këtë vit që kemi fillu me lëshu. Në këtë shtëpi ka investuar ”Eli-Ab”, vëllezërit Sopaj. Nuk është shtëpia e parë që po e financon ”Eli-Ab”. Pesë shtëpi në këtë muaj Ramazani e kanë përcaktu me i gëzu këto familje.  Ne nuk do të ndalemi, por tash për tash dihet që është një mungesë e madhe edhe në shoqatë, por edhe në firmat e tjera sepse janë keq për shkak të pandemisë që po na brengosë të gjithëve”, tha Jashari.

E, kryefamiljari Sami Blenishti, i cili u bë sot me shtëpi të re tregon për kushtet në të cilat kanë jetuar.

“Falënderoj shumë bacin Milaim të “Feniksit” dhe ”Eli-Ab”-in sepse ne nuk kemi pas shtëpi, e shtëpia ka qenë e krisur. Banjo dhe kanalizim nuk kemi pas, kemi jetu si kemi mundur, e kanë parë të gjithë. I falënderoj shumë të gjithë që na e kanë ndërtu shtëpinë, i kënqur jam për sa të jetë jeta, me familje tash jam rehatu. Kushëriri Ryshë Blenishti me vëllain ma kanë rregulluar këtë muri. Nuk kam pas shtëpi, pa banjo, tek të gjithë kam shku e nuk më kanë ndihmuar përveç “Feniks”. Një vajzë e kam edhe shoqen, me punu nuk kam punu se me pas shëndet kisha punu, nuk e kisha shtri dorën, por e kanë parë që s’kam mundur”, thotë Blenishti.

Familja Blenishti jeton me ndihmë sociale.  Shtëpia e cila u dha sot për këtë familje është shtëpia e 271 që e ka ndërtuar shoqata “Feniks” bashkë me donatorë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending