Connect with us

Ferizaj

Shkollat profesionale mundësi e mirë për punësim

Published

on

Megjithë mundesitë e mira që ofrojnë shkollat profesionale në Ferizaj, ato nuk pëlqehen fort nga nxënësit e këtushëm.

Për çdo vit shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini dhe shkolla e mesme teknike “Pjetër Bogdani” regjistrojnë numër të vogël të nxënësve, për shkak të interesimit të ulët të nxënësve për të vazhduar shkollimin e mesëm aty.

Abdullah Imeri, drejtor i shkollës së mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë, tregon se çdo vit i vizitojnë shkollat fillore të Ferizajt në mënyrë që t’i njoftojnë nxënësit për drejtimet që i ofron kjo shkollë.

“Si shkollë i kemi gati të gjitha kushtet që të përgatisim një nxënës për treg të punës. Në shkollë i kemi nëntë kabinete, nëntë punëtori ku kryhet pjesa më e madhe e punës praktike, ndërsa pjesa tjetër kryhet me bizneset. Ne i kemi diku 80 kontrata me biznese të Ferizajt. Pavarësisht se a e duam apo nuk e duam një profesion është shkolla që sipas statistikave që i kemi, më së paku kemi nxënës që i qesim rrugëve. Nxënësit tanë janë kryesisht të punësuar, nuk është për me u injoru që një nxënës pas shkollës së mesme e siguron një vend të punës në kohën kur të gjithë ankohen se nuk ka punë”, tha Abdullah Imeri, drejtor i shkollës së mesme “Zenel Hajdini”.

Edhe Isuf Çalaj, Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike “Pjetër Bogdani” tregon se çalojnë në numrin e nxënësve, e që sipas tij po mungon vetëdijësimi i nxënësve rreth përgatitjes që ofron kjo shkollë për tregun e punës por edhe për studime të mëtejme.

Pjesa bazike e praktikës profesionale kryhet në bazat prodhuese të shkollës ku nxënësit tanë bukur mirë përgatiten për tregun e punës. Shpesh na ka rënë të dëgjojmë nga kompanitë që nxënësit e shkollave profesionale nuk janë shumë të përgatitur. Problemi është që është numri shumë i vogël dhe nuk mund ta mbulojnë krejt industrinë e Ferizajt. Vetëm ndërtimtaria ku në çdo tri vite i kemi nga 15 nxënës, e me ndërtimtarinë sot në Ferizaj këta 15 nxënës nuk mund ta mbulojnë tregun e Ferizajt në këtë lëmi, prandaj kompanitë detyrohen të kenë nxënës të drejtimeve të ndryshme. Ne i vizitojmë kompanitë dhe i marrim shënimet për nxënësit tanë që e kanë kry shkollimin e mesëm. Mbi 70-90% të nxënësve që kryejnë profilet në ngrohje, klimatizim, saldim, instalues elektrik, auto mekanik, janë nxënës të cilët të gjithë punojnë, pjesa dërmuese janë sipërmarrës që i kanë hapur kompanitë e veta”, tha Isuf Çalaj, drejtor i shkollës teknike “Pjetër Bogdani”.

Për dallim nga shkolla Teknike dhe ajo e Agrobiznesit, interesim më të madh të nxënësve për regjistrim ka në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj.

Drejtori i kësaj qendre Bashkim Hyseni, tregon se pavarësisht kërkesave të mëdha kjo qendër e ka numrin e kufizuar të nxënësve për regjistrim, ku mund t’i marrin vetëm 140 deri në 150 në vit.

“Ofron mundësi shumë të mira për të gjithë nxënësit për shkak se është shumë e pajisur. Ka asete të jashtëzakonshme brenda shkollës sa i përket pajisjeve, kabineteve. Çdo profil dhe çdo drejtim shëndetësor nxënësit kanë mundësi të bëjnë përgatitjet e duhura kabinetike. Kemi bashkëpunim me të gjitha organizatat dhe kompanitë që ofrojnë shërbimet që i kemi ne dhe bëjnë mësimin praktik“, u shpreh Bashkim Hyseni, drejtor i Qendrës së Kompetencës.

Edhe nxënësit e këtyre shkollave japin përvojën e tyre dhe prespektivën sa u përket shkollave profesionale.

“Zakonisht brenda në laborator i përgatisim format farmaceutike që na nevojiten edhe në barnatore. Ne mundemi me punu edhe në industri farmaceutike ku na duhet me e ditë se si krijohen barnat”, tha Ema Zejnullahu, nxënëse në Qendrën e Kompetencës.

 “Përgatitemi për konstruktim, patrona,  por edhe qepjen e mësojmë këtu. Kemi kabinetin ku praktikën e vijojmë në shkollë, por edhe tek dizajnerë të ndryshëm”, theksoi Verda Dushkaja, nxënëse në drejtimin dizajn i modës në shkollën “Zenel Hajdini”.

“Kemi përgatitje të qëndrueshme, edhe praktikën e bëjmë në laboratorin e mekatronikës “, tha Elton Ivaja nxënës i mekatronikës në shkollën “Pjetër Bogdani”.

Përveç këtyre shkollave, Ferizaj ka edhe Gjimnazin e Shkencave Natyrore  dhe atë Gjuhësore, shkollën e mesme të Mjeksisë, atë të Muzikës dhe Ekonomisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending