Connect with us

Ferizaj

Kinemaja e Ferizajt, projekt i zvarritur që 6 vjet

Published

on

Projekti i ndërtimit të kinemasë së qytetit të Ferizajt i cili kishte filluar në vitin 2015, e që ishte projekt dy vjeçar, akoma është shumë larg përfundimit.

Edhe pse kanë kaluar gjashtë vjet që nga nisja e punimeve, ky projekt është zvarritur për shkak të borxhit që komuna ka ndaj punëkryesit.

Punëkryesi “ES Commerce” i cili nuk pranoi të flasë para kamerës, i tha Televizionit Tema se ky projekt kishte shumën e 460 mijë eurove dhe se shumicën e këtyre parave i ka marrë përmes përmbaruesit, pasi komuna e Ferizajt nuk ka ndarë buxhet për projektin e kinemasë.  Ai tha se komuna ia ka edhe 60 mijë euro borxh, duke treguar se më 18 prill e ka dorëzuar edhe faturën e fundit në komunë, ku përgjigjia e tyre ishte se nuk kanë buxhet.

Regjisori ferizajas Besim Ugzmajli projektin e kinemasë e sheh si të dështuar dhe jofunksional.

“Është bërë një përpjekje e dështuar, jashtëzakonisht e çuditshme dhe e pashpjegueshme e ndërtimit të një kinemaje të re, e cila duke mos u lexu mirë programi i një kinemaje të mirëfilltë ka dalë një objekt jofunksional për kinema, pasi që kinematë e sotit janë pjesë e rrjetit të brendeve ndërkombëtare të filmit dhe kinemaja jonë nuk i plotëson këto kushte, nuk do të ketë mundësi që për shkak të kushteve infrastrukturore të vjen një brend i kinemave të vendoset në qytetin e Ferizajt, jemi në një gjendje ku nuk kemi kinema. Me rregulla të Bashkimit Evropian preferohet që një qytet si i joni me këtë numër të banorëve do të ishte dashur t’i kishte së paku tri kinema, ndërsa qyteti nuk e ka asnjë e që mendoj se është një hendikep i jashtëzakonshëm për qytetin e Ferizajt me fajin e pothuajse të gjithëve”, tha ai.  

Ugzmajli thotë se shteti do të duhej të angazhohej për të ndërtuar hapësira për kulturë.

 “Mendoj që kjo duhet të jetë punë e përbashkët e komunitetit dhe institucioneve që të krijohet mundësia që të kemi së paku një kinema në Ferizaj. Ky problem nuk është vetëm i Ferizajt, por thuajse i të gjitha qyteteve të Kosovës, me përjashtim të Prizrenit që ka një zgjidhje pak a shumë funksionale dhe Peja që herë pas here, ndërsa qytetet e tjera e kanë këtë telash. Për mendimin tim do të duhej një organizim mbarështetëror në sigurimin e hapësirave që i kishin plotësu kushtet e një brendi serioz të distribuimit të filmave në Kosovë”, u shpreh ai.

Rreth kësaj teme Televizioni Tema përveç punëkryesit ka tentuar të bisedojë edhe me Drejtoreshën e Kulturës Xhemile Murati-Shabani, mbikëqyrësin e projektit të kinemasë Skender Baftiu dhe me zëdhënësin e komunës së Ferizajt, Albion Sherifi, por që të tre nuk pranuan të flasin para kamerës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending