Në rrugën ”Ëialliam Ëalker” në Ferizaj janë dëmtuar kapakët e pusetave. Banorët ankohen se pustetat e dëmtuara po ua rrezikojnë jetën qytetarëve që kalojnë në këtë rrugë.
Duke mos pranuar të flasin para kamerës, banorët tregojnë se për të mbuluar pusetat janë detyruar të vendosin saksi të luleve dhe kartonë.
Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Ferizajt Arben Halili, thotë se vazhdimisht po kanë probleme me prishjen edhe largimin e pusetave.
“Pusetat vazhdimisht prishen, thehen, dëmtohen e ne i riparojmë vazhdimisht. Ka raste edhe kur janë vjedhë pusetat e hekurit, kryesisht kapakët. Rasti më i afërt është në fshatin Greme, rreth 50 kapakë të pusetave janë vjedhë, e kemi lajmëru rastin në Polici, i kemi vendosë të reja. Ka këso probleme vazhdimisht. Edhe tek rruga ”Ëilliam Ëalker” edhe ato riparohen, nuk ka ndonjë problem, këto ndodhin për çdo ditë, mundeni me pa edhe në rrugë të reja, sot ka qenë kapaku e nesër s’është. Ose e ka marrë dikush, ose është thy ose dëmtu, tonazhat e larta të kompanive që bartin materiale të rënda e dëmtojnë”, ai.
Pas realizimit të këtij raporti, komuna ndërmorri masa për të rregulluar pusetat në atë rrugë.