Connect with us

Ferizaj

Topalli: Kosova ka arritur imunitetin e tufës, por qytetarët duhet vaksinuar

Published

on

Epidemiologu ferizajas Sylejman Topalli, konsideron se numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka rënë, për shkak se popullata ka arritur imunitetin e tufës. Megjithatë, Topalli thotë se qytetarët duhet të vaksinohen kundër këtij virusi, sepse askush nuk e dinë agresivitetin e tij.  

“Unë mendoj që një numër i madh i qytetarëve është infektuar, ka kriju imunitet dhe unë mendoj që po flitet në atë imunitetin e tufës, në këtë valën e tretë mendimi im është që Kosova e ka arritë një imunitet të tufës dhe tani veçse ka fillu zvogëlimi i numrit. Nuk ka ndonjë arsye tjetër, për shkak se 24 mijë doza të vaksinës nuk çojnë kurrëfarë peshe.

”Ne nuk e dimë a do të kemi valën e katërt, nuk e dimë agresivitetin e virusit, nuk do të dimë a është bërë ndonjë mutacion i virusit i cili nuk është ky virus. Tash po flitet tipi indian i cili ka vdekshmëri më të madhe, por kryesorja është që ne të marrim sa më shpejtë masa preventive duke vaksinuar popullatën në masë”, theksoi ai.

Sipas Topallit qytetarët nuk duhet të kenë skepticizëm ndaj vaksinës, duke treguar se në cilat raste mund të ketë probleme me vaksinim.

“Njerëzit të cilët kanë probleme me koagulim të gjakut, që ne i quajmë koagulopati dhe marrin terapi për këtë sëmundje, ata nuk duhet të vaksinohen ose të vaksinohen nën mbikqyrje të rreptë të mjekëve që i mjekojnë, sepse tek ata mundet me ndodhë shumë lehtë mpiksja, sepse ata veç kanë predisponimin e mpiksjes dhe vazhdimisht marrin terapi. Një moment tjetër rrallë i shpjeguar është se nëse bëhet vaksinimi dhe në të njejtën kohë personi sëmuret nga Covidi, sepse periudha e inkubacionit zgjatë prej 3 deri në 14 ditë, e në rast se e ke marrë vaksinën në ditën e dytë të infeksionit kur s’ke pas asnjë shenjë të Covid-it atëherë në organizëm ndodhin dy reaksione, reaksioni imunitar për prodhimin e antikorpeve, me një fjalë e tronditë krejt organizmin, ndaj vaksinës dhe reaksioni i dytë ndaj sëmundjes. Në këto raste mund të vie deri tek komplikimi, prandaj të gjitha ato raste të cilët janë në kontakt familjarë me Covid duhet të presin së paku 14 deri në 1 muaj për t’u vaksinuar me vaksinë anti-Covid sepse mund të komplikohen”, tregoi Topalli.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending