Connect with us

Ferizaj

Mes polemikash Kuvendi i Ferizajt diskuton raportin financiar janar-mars

Published

on

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Ferizajt u raportua për periudhën financiare përgjatë muajve janar, shkurt dhe mars të këtij viti.

Aty u tregua se komuna e Ferizajt ka inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1 milion e 250 mijë e 423 euro e 51 cent, apo relizim i planit prej 28.11%.

Buxheti i Ferizajt në vlerë prej mbi 34 milionë euro, deri në mars u shfrytëzua në vlerë prej 7 milionë e 616 mijë euro apo 21.9% e tij.

 Ky raport financiar mori kritika nga opozitarët.

Shkëlzen Selmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, thotë se ky raport është i njëjtë me atë të qeverisjes së kaluar, por ndryshojnë vetëm shifrat.

“Në këtë raport financiar mundesh me i lexu vetëm drejtoritë ku janë shpenzu, por më në detaje diçka nuk ka. Shkruan Drejtoria e Urbanizmit ka arkëtu 600 mijë euro, por nuk e dimë sa leje të ndërtimit janë dhënë, këtë mundet me e shkru drejtori. Shkollat paguajnë komunali 21 mijë euro, komunali janë rryma, uji, mbeturinat, kurse administrata paguan 114 mijë euro. Më shumë ka shkolla se administratë. E mora një përgjigje që janë për ndriçim publik. Dikund 50 mijë euro qenka ndriçimi publik që pagujmë ne. Sot e atë ditë hala nëpër ara vendohet ndriçim publik. Në vit i bie 600 mijë euro ne vetëm për drita i harxhojmë”, theksoi Selmani.

“Kolegu po thotë se raporti financiar është i njëjtë, vetëm shifrat po dallojnë. Në një raport financiar ajo çka ka më së shumti rëndësi janë shifrat. Nëse shifrat janë mirë atëherë raporti është i mirë. Nëse në qeverisjen e kaluar, shifrat ishin të këqija, ishte edhe raporti i keq“, tha Arian Imeri nga PDK-ja.

Polemikat vazhduan edhe më tutje.

“Kolegut më së pari nuk i bëra pyetje hiç. I bëra pyetje qeverisjes, nëse është ky duke qeverisë ka të drejtë me më kthy përgjigje, nëse s’është drejtor s’ka nevojë me më kthy përgjigje. Nëse e dinë që në qeverisjen e kaluar kanë qenë numrat më keq le të ma dëshmon”, thotë Shkëlzen Selmani.

-Ndërhynë kryesuesja Kristina Gashi-Bytyçi: ”Shkëlzen secili ka të drejtë me dalë me dhanë mendimin e vet sikur ti. Mos iu drejto kolegut a je drejtor, a s’je, a çka”, thotë Gashi-Bytyçi.

”Nuk jam duke folë me ty oj kryesuese. S’ki nevojë me ndërhy ti kur më drejtohet dikush mua. Mbaje seancën, mbaje rendin, kaq është puna jote, mos ndërhy në fjalën time, pse nuk i ndërhyne tjetrit por mua?”, shtoi Shkëlzen Selmani.  

“Unë nuk kam dalë me shitë mend këtu. Nëse kërkoni në raport financiar me ditë numrin e lejeve keni probleme ju e jo na tjerët. Po është e drejtë e jona, e secilit me kërku numrin e lejeve në drejtoritë përkatëse, por nuk kërkohen në raport financiar”, tha Arian Imeri, PDK.

E, Imri Hashani i LDK-së pati një pyetje rreth taksave të ashtuquajtura të tjera.

“Kush bën pjesë tek kjo kategori? Nuk është kategori e pavlerë, 200 mijë e 868 euro janë të planifikuara nga kjo kategori. Është ndër katër kategoritë më të mëdha që mbledhet buxheti për qytetarët tanë”, tha ai.

Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku dha sqarime, megjithatë as ajo nuk iu iku polemikave të asamblistëve.

“E para punës Shkëlzen nuk ke nevojë me dalë me ngritë zërin se edhe ti nuk je sigurim këtu, as për me ua tërheqë vërejtjen të tjerëve se çka dalin e çka thonë. Secili ka të drejtë me u shprehë, qoftë për kritika apo për merita. Në raporte finanicare shifrat e bëjnë të veten, nuk janë shifra veç hajt. Janë shifra të punës, të rregullit e disiplinës së çdoditshme të qeverisjes sonë. Sa i përket të hyrave të tjera, janë nga agjensioni i pyjeve e matjet gjeodezike që varen nga kërkesat e qytetarëve, për matjet gjeodezike që i shkojnë komunës. Kemi të hyra nga biblioteka e gjobat mandatore, pagesat e mbeturinave, por edhe pagesat e lejeve të vozitjes”, tha Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtoreshë e Financave.

Në këtë seancë u miratua edhe vendimi për zëvendësimin e një anëtari të Komitetit për Komunitete pasi që ishte në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjinore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending