Connect with us

Ferizaj

Mësimdhënësi rrahë një person në Ferizaj, rasti akoma në hetim

Published

on

Ditë më parë në media ka qarkulluar një video e një incidenti në Ferizaj ku shihet një person, i cili është mësimdhënës në një shkollë të Ferizajt, duke e goditur me shuplakë një person tjetër.

Në lidhje me këtë rast, Televizioni Tema ka biseduar me Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj Kanun Veseli, tregon se personi i dyshuar është intervistuar nga policia dhe se me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Policia menjëherë i ka marrë veprimet e saja, ka identifikuar personin e dyshuar dhe ka inicuar një rast me vendim të prokurorit të shtetit. Tani për tani policia po grumbullon në vazhdimësi informacione në lidhje me këtë rast, është identifikuar një person që është mësues”, tha Veseli.

Ndërsa, drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt Afrim Llabjani, thotë se në rastet kur merren masa ndaj mësimdhënësve ato futen në vlerësimin e performancës së tyre dhe kanë ndikim edhe në vazhdimin apo jo të kontratës së punës.

“Edhe ne e kemi marrë një informacion të tillë përmes mediave. Nuk kemi filluar të hetojmë në detaje rastin për faktin se kemi menduar se është rast jashtë objektit shkollor, diçka që nuk i përket Drejtorisë së Arsimit për t’u marrë me rastin pavarësisht se është konstatu se ai është mësimdhënës në një nga shkollat e Ferizajt. Kemi pasur pak kontakt me drejtorin e shkollës dhe sot e kemi një takim ku do të sqarojmë situatën dhe të shohim zanafillën e problemit. Nëse zanafilla e problemit është në shkollë, ne do ta shohim se çfarë masa ka marrë shkolla dhe cilat janë verpimet që duhet t’i bëjë shkolla që rasti të përcillet në Drejtori të Arsimit dhe në komision disiplinor që është i përbërë nga ekspertë të fushës. Komisioni merr informacionet nga shkolla, nga mësimdhënësi, por edhe nga pala e dëmtuar dhe arrihet përfundimi për ta shqiptuar një masë e cila do të korrenspodojë me veprën e bërë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me organet kompetente dhe me qytetarët për të treguar që një gjë e tillë nuk lejohet në shkollat e tona”, theksoi Llabjani.

Nga burime jo zyrtare Televizioni Tema ka mësuar se personi i cili ka kryer veprën në fjalë është mësimdhënësi me inicialet G.R.

Rreth këtij rasti televizioni ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, përgjigja e të cilëve ishte se në prokurori nuk ka akoma rast të hapur dhe se një herë rasti po hetohet nga policia.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending