Connect with us

Botë

Biden: Amerika do të jetë me Kosovën në çdo hap

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R. Biden, dje i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, me rastin e pranimit të detyrës. Në letër thuhet:

“E nderuara Presidente Osmani,

Në emër të popullit Amerikan, ju lus të pranoni urimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen tuaj si Presidente e Kosovës.

Vendet tona gëzojnë një partneritet të gjatë, të rrënjosur në vlera të përbashkëta. Dhe, siç e dini, familja Biden ka një lidhje personale me vendin tuaj. Djali im Beau me dashuri e ka kaluar  kohën në Kosovë duke punuar për të avancuar paqen dhe shtetin e së drejtës, dhe unë gjithmonë do ta çmoj kujtimin kur ai e solli gjithë familjen time më 2016 për të marrë pjesë në dedikimin e autostradës të emërtuar në nderim  të tij.

Unë dëshiroj të bashkëpunoj me ju lidhur me prioritetet e përbashkëta të Kosovës, përfshirë këtu forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave etnike dhe fetare, rimëkëmbjen nga pandemia COVID-19,  nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe sigurimin e energjisë së qëndrueshme për të ardhmen.

Duke i kushtuar rëndësi të njejtë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të siguruar një paqe të qëndrueshme përmes dialogut produktiv midis Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht të arrtijes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila besojmë se duhet të përqëndrohet në njohjen reciproke. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor që Kosova të realizojë potencialin dhe integrimin e saj në institucionet Euro-Atlantike. Unë e di që arritja e këtij qëllimi do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë atij rrugëtimi, dhe se Shtetet e Bashkuara do të jenë partner i juaj në çdo hap.

Faleminderit gjithashtu për letrën tuaj të 19 marsit mbi nevojën e Kosovës për vaksinat COVID-19. Administrata ime e ka si prioritet bashkëpunimin bilateral dhe multilateral me partnerët në mobilizim për të reaguar ndaj pandemisë.  Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një kontribut fillestar prej 4 miliard dollarë për iniciativën GAVI në  mbështetetje të programit COVAX, për të furnizuar vaksina të sigurta dhe efektive për vendet në nevojë dhe unë isha u gëzova kur pashë që Kosova ka filluar të marrë pjesën e vaksinave nga COVAX.  Gjersa jemi duk e rritur furnizimet e vaksinave këtu në Shtetet e Bashkuara, ne po shqyrtojmë mundësitë për të bashkëpunuar me partnerët që të ndajmë atë që mundemi. Ekipi im do të mbetet në kontakt me ju gjersa këto përpjekje të vazhdojnë.

Në  pranim të detyrës suaj, ju lutem që të pranoni dëshirat e mia më të mira.

Sinqerisht,

Joseph R. Biden “

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Holandezi Rutte merr detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Published

on

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s.  Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.

Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.

Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.

Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.

Continue Reading

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Trending