Connect with us

Ferizaj

Shoqata bamirëse “Bereqeti” ndihmon familjet në nevojë

Published

on

Nesër me datë 13 prill fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. E, për fillimin e muajit të Ramazanit, shoqata bamirëse “Bereqeti” ka shpërndarë ndihma për familjet në nevojë.

Sot paradite u dërguan 60 pako ushqimore dhe higjienike për 60 familje ferizajase në vlerë 50 euro.

Koordinatori i shoqatës bamirëse “Bereqeti”, Naim Rexhepi, tregon se pakot e planifikuara të dorëzohen sot janë nga një donator anonim.

“Ne e dimë se është vetëm një fillim i muajit të shenjtë të Ramazanit. Edhe gjatë muajit të Ramazanit ne prapë do të kthehemi tek ato familje që kanë nevojë, një herë apo dy herë, varet nga nevojat që ata kanë, ne nuk ndihmojmë vetëm me gjëra ushqimore e higjienike, por edhe me barna e gjëra të tjera, prandaj ka nevojë. Nganjëherë kthehemi tek familjet për t’iu ndihmuar atyre që kanë nevojë dhe t’iu dalim në ndihmë”, shtoi ai.

Rexhepi fton donatorët që t’i ndihmojnë familjet nevojtare.

“Ne edhe dje edhe pardje kemi ndarë ndihma për 60 apo 70 familje. Sot do të ndihmohen 60 familje me jetimë. Pasdite do të ndihmohen edhe rreth 30 familje me skamje sociale. Qe tre vjet jemi në këtë shoqatë dhe tani i dimë jo vetëm në qytet, por edhe në fshatra se ku gjenden nevojtarët. Ne ua dërgojmë në shtëpi për shkak se ata nuk kanë mundësi të vijnë këtu”, tha ai.

Vitin e kaluar nga kjo shoqatë u ndihmuan rreth katër mijë familje, ndërsa sivjet synim e kanë që të kalohet kjo shifër.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending