Personat e moshës mbi 85 vjeç nga nesër do të mund të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë (Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.
“Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e Vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën ‘’1Tetori’”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, për grup-moshën nga 80-84 vjeç, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.
MSH-ja ka njoftuar se personat e këtyre grup-moshave do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.