Connect with us

Ferizaj

Hapet Këndi i Arkivit të Shqipërisë në bibliotekën “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj

Published

on

Në bibliotekën “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, gjatë ditës së sotme është përuruar Këndi i Arkivit, përmes së cilit u mundësohet të gjithë të interesuarve, e sidomos studentëve ferizajas që të shërbehen me dokumente të ndryshme të cilat ruhen në Arkivin e Tiranës.

Drejtoresha e Kulturës Xhemile Murati-Shabani, e cila priti përfaqësuesit e Arkivave të Shqipërisë, tha se me vendosjen e Këndit të Arkivit Shqiptar, studiuesit ferizajas nuk do të kenë më nevojë që të shkojnë në Tiranë për t’u shërbyer me materiale të Arkivit të Shqipërisë.

“Ne jemi falënderues për këtë marrëveshje të përbashkët, ky projekt  do të jetë një lehtësim për studiuesit e Ferizajt, pasi përmes kësaj marrëveshje po u mundësohet që arkivën e shtetit shqiptar ta kemi në qytetin e Ferizajt pa e marrë mundin studiuesit tanë që të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar”, tha Murati – Shabani.

Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Shqipëri, thanë se synojnë që Këndin e Arkivit ta hapin pothuajse në të gjitha vendet ku flitet shqip.

“Ky kënd është një inciativë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave për t’u përhapur dhe krijuar në rreth 100 qytete shqiptare, kemi filluar në qytetet në Shqipëri, në Prishtinë, tani në Ferizaj, në Podujevë dje, në Maqedoninë e Veriut nesër, gjithashtu po bëjmë përpjekje për krijimin e Këndit Arkivor edhe në Mal të Zi, por synohet edhe në krahinat Arbëreshe në Itali. Pra, synojmë të krijojmë një kënd të përbashkët studimi për të gjithë shqiptarët, ku nëpërmjet këtij këndi synojmë që studiuesit të kenë mundësi akcesi sa më të lehtë dhe të shpejtë të të gjitha dokumenteve që ndodhen në Drejtorinë  e Përgjithshme të Arkivave”, tha Musaj.

Marrja e dokumenteve në këtë Kënd Arkivor është me pagesë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending