Connect with us

Ferizaj

Spitali i Ferizajt furnizohet me shtretër për pacientët me koronavirus

Published

on

Spitali i Ferizajt është furnizuar me 20 shtretër nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, në mënyrë që të rritet kapaciteti i këtij spitali për të trajtuar pacientët me koronavirus, pas shtimit të numrit të personave të shtrirë aty.

“Sot kemi pranuar 20 shtretër të ri që janë të nevojshëm dhe të domosdoshëm, ne si institucion kemi pasur mungesë të shtretërve, po ashtu përpos këtyre 20 shtretërve do ta na vijnë edhe 30 të tjerë dhe në këtë mënyrë kemi një kapacitet të shtuar prej 20 shtretërve”, tha drejtori i Spitalit Jeton Zeqiri.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se në bazë të situatës parashohin hapjen e qendrave Covid edhe nëpër fshatra, për të krijuar hapësira për pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së ne e presim një rritje pas 10 dite, kështu që ne jemi duke e bërë një organizim dhe shumë shpejtë do ta mbajmë një mbledhje të shtabit që në rast të eskalimit të situatës të gjejmë hapësira të reja siç janë shkolla në fshatin Lloshkobare dhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Nerodime që mund t’i ngrisim si reparte për trajtimin e Covid-it”, theksoi Zeqiri.

Në mesin e pacientëve të shtrirë në Spitalin e Ferizajt është edhe bashkëshortja e Ali Azemit, i cili thotë se gjendja e saj ka qenë shumë e rëndë.

“Unë  e kam kalur mjaft mirë, po ashtu edhe anëtarët e tjerë, por një sulm i veçantë i është bërë bashkëshortes në frymëmarrje dhe ka pasur shumë probleme dhe me të vërtet ka qenë në situatë të rëndë, 3-4 javë ka qenë në Prishtinë, ndërsa tani është këtu dhe ende është në oksigjeno-terapi. Covid-in e ka kaluar, por është duke i shëruar pasojat që ky virus ia ka lënë“, tha Azemi.

Ai apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid, meqë përveç problemeve shëndetësore, trajtimi i këtij virusi ka edhe kosto të lartë.

“Barnat kanë kushtuar deri në 300 euro, i ka paguar vajza, kështu që kushton mjaft shumë, është absurde për ata që nuk besojnë se ky virus është dhe e falsifikojnë një realitet që është duke i ndodhur popullsisë, prandaj u bëj apel që t’i respektojnë rekomandimet e dhëna për mbrojtje“, tha Azemi.

Derisa gjatë ditës së djeshme numri i pacientëve të shtrirë në spitalin e Ferizajt ishte 55, ky numër sot ka shkuar në  58.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending