Connect with us

Ferizaj

40 vjet nga demonstratat e 81-tës, pjesëmarrësit rrëfejnë përjetimet

Published

on

Sot janë bërë 40 vjet nga demonstratat e vitit 1981 që njihen edhe si “Pranvera Shqiptare” e cila nisi më 4 mars 1981, ku studentët e Kosovës organizuan demonstrata në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e studentëve, por në fakt ajo ishte shkëndia mbi mllefin e akumuluar prej vitesh.

Një demonstratë e tillë ishte organizuar edhe në qytetin e Ferizajt.

Njëra ndër pjesëmarrëset e kësaj demonstrate ishte edhe Elmaze Grainca, e cila tregon se si nisi kundërshtimi ndaj pushtetit të atëhershëm jugosllav.

“Ne kemi dalë grupe-grupe nga shkolla, unë kam dalë me shoqen e bankës Kadrije Dibra dhe jemi deklaruar se po shkojmë në shtëpi, pastaj ka qenë takimi i grupeve prej shkollave të ndryshme dhe kur kemi arritë me u bashku të gjitha grupet na ka dalë përpara Nexhat Tërstena me flamur në dorë, e kujtoj si tani atë skenë dhe pas kësaj kemi filluar brohoritjet, kanë qenë parullat “Republikë”, “Kushtetutë” e parulla të tjera dhe ashtu kemi marshuar tek Fabrika e Drurit ku e kemi pas pikën me i ftu punëtorët e fabrikave, por aty na ka pritur një kordon i policëve që kanë qenë të armatosur. Aty ka filluar gazi lotsjellës, mua më ka qëlluar në këmbë dhe kam ra në tokë. Frikë nuk kemi pasur, por emocione po dhe ka qenë një kënaqësi se ne po e përmbysim pushtetin. Më pas kur kanë tentu me më marrë policia jam rrokullisur dhe kam ra në dorë të disa punëtorëve të fabrikës të cilët më kanë ndihmu me kalu këtë rrezik pasi që ne kemi qenë fëmijë. Kjo ka qenë një revoltë e popullit kundër robërisë shekullore dhe ka pas një ndikim shumë pozitiv, sikur mos të ndodhte kjo demonstratë gati se shqiptarët filluan të shkruheshin jugosllavë“, tregon Grainca.

Pjesëmarrëse e asaj demonstrate ishte edhe Ganimete Konjufca që në atë kohë ishte vetëm 17 vjeçe.

“40 vite më parë kam qenë maturante në shkollën ekonomike, dy-tri ditë më herët nëpër shtëpia kemi pasur pamflete që të ngritemi dhe të bëjmë protesta dhe një ditë para se të organizoheshin demonstratat disa shokë e shoqe jemi mbledhë dhe kemi thënë se nesër do të dalim në protesë. Të nesërmen i kemi identifikuar shokët dhe shokët përmes mbathjeve pasi kanë qenë të mbathur me patike dhe jemi takuar para postës grupe-grupe  dhe aty kemi parë grupe të ndryshme të nxënësve dhe nga aty kemi filluar parullën “Republikë”, dalëngadalë kemi vazhduar drejt qytetit dhe tek shkolla ekonomike jemi ndalë, sepse kemi parë që shumë nxënës janë ngujuar, më pas kemi vazhduar me parulla ku qëllimi ishte të shkojmë tek fabrikat që t’i marrim edhe punëtorët me vete, por aty jemi ndeshur me kordone të policisë dhe aty ka filluar gazi lotsjellës ku shpërndarja dhe dhuna  ka qenë e tmerrshme dhe pas disa dite që u hapën shkollat udhëheqësia e shkollës kërkonte të tregohej se kush ka qenë në demonstratë. Ne kujdestar të klasës në atë kohë e kishim Hajrullah Hajrën dhe një ditë na lajmërojnë se ai është larguar nga puna, sepse ai ka dëshmuar se asnjë nxënës nuk ka qenë në demonstratë”, rrëfen Konjufca.

Përveç torturave e burgosjeve që rrodhën pas demonstratës,  disa nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e atyre demonstratave gjetën edhe vdekjen. Ndër ta ishte edhe Afrim Abazi nga Ferizaj. Vëllai i tij Fatoni tregon se si humbi jetën Afrimi, që ishte njëri ndër organizatorët e asaj demonstrate, duke akuzuar edhe disa shqiptarë që aso kohe kanë punuar në Sekretariatin e Punëve të Brendshme.  

“Afrimi ka qenë një prej organizatorëve të demonstratës së trimërisë që filloi të kërkoj kërkesat e veta për barazi dhe republikë, mirëpo regjimi jugosllav kur e pa rrezikun e këtyre demonstruesve filloi të përdorë dhunë siç është me Afrimin kur e tërheqin nga mësimi që ishte në shkollë dhe e kanë dërguar në sekretariat ku aty për 8 ditë rresht është torturuar dhe ka vdekur në bodrum, ndërsa krimi i dytë është bërë kur e kanë hedhur nga kati i 5-të dhe këtu kanë dorë edhe elementet shqiptaro-serbe që kanë punuar në Sekretariatin e Punëve të Brendshme”, tha Faton Abazi, vëllai i Afrim Abazit.

Gjatë periudhës 1981-1990 si rrjedhojë e demonstratave janë vrarë 183 civil dhe 63 ushtarë shqiptarë në armatën Jugosllave. Janë dënuar 1,346 ushtarë dhe 10 mijë  civil për kundërvajtje politike. 3,500 persona kanë vuajtur dënimin me burg, kurse më 1990 janë helmuar mbi 7 mijë nxënës dhe studentë, kryesisht femra.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending