Connect with us

Ferizaj

26 vjet burgim dhe 2.500 euro gjobë për vrasje në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka dënuar me 16 vjet burgim të akuzuarin për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, Albert Ramadanin. Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Mustafë Tahiri, i akuzuari Albert Ramadani u dënua me 15 vjet burgim për vrasje të rëndë, kurse me një  vjet e gjashtë muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Ndaj të njëjtit u shqiptua dënimi unik në kohëzgjatje prej 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit i akuzuari Fadil dhe Artan Ramadani u dënuan me dy vite burgim, ndërsa Argjend Ramadani një vit e tetë muaj burgim, për veprën penale pjesëmarrje në rrahje. Sipas aktgjykimit i akuzuari Driton Krasniqi për pikën I të aktakuzës u dënua me tre vite e gjashtë muaj burgim dhe 2.500 euro, ndërsa për pikën II të aktakuzës një vit e gjashtë muaj burgim. Ndaj të njëjtit u shqiptua dënimi unik në kohëzgjatje prej katër vite e gjashtë muaj burgim dhe 2.500 euro gjobë. Kontrata e shit-blerjes së veturës është anuluar, ndërsa i akuzuari Artan Ramadani është obliguar t’i paguaj shumën Driton Krasniqit prej 4,000 euro, ndërsa vetura BMW X5 i kthehet Artan Ramadanit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 24 tetor 2018 nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Albert Ramadani akuzohej se me 28 shkurt 2018, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, përballë kafeterisë “Aniki” në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Besart Hasani, pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh në shumën prej 60,000 euro, lidhur me një veturë të markës “BMË X5”. Në aktakuzë thuhet se atë veturë Artan Ramadani ia kishte shitur Driton Krasniqit, me ndërmjetësimin e tani të ndjerit Hasani, e të cilin borxh Dritoni sipas marrëveshjes është dashur ta paguaj deri më 28 shkurt 2018, mirëpo i akuzuari Artan Ramadani së bashku me axhën e tij dhe dajën Gafurr kishin shkuar në Prishtinë për t’ia kërkuar borxhin, ndërsa Dritoni i’u kishte thënë se do të vinte në Ferizaj dhe se e paguan borxhin. Gjithnjë sipas aktakuzës, Dritoni dhe tani i ndjeri Hasani kishin ardhur rreth orës 18:00, me ç’rast Dritoni u kishte thënë “ju ma keni shqetësuar familjen që keni ardhur tek shtëpia ime dhe këtë punë nuk e lan as hoxha e as prifti”, kështu që të pandehurit ishin revoltuar dhe kishte filluar fyerja reciproke mes tyre . Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari Fadil e kishte nxjerrë jashtë tani të ndjerin Besart për ta qetësuar situatën, mirëpo Besarti e kishte goditur me kokë atë në pjesën e hundës dhe e kishte rrëzuar për tokë. Pas kësaj, sipas prokurorisë kishin dalë edhe të pandehurit Albert, Artan dhe Argjend Ramadani dhe kishte filluar rrahja para lokalit, ndërsa i ndjeri Hasani kishte filluar të ikë në anën e kundërt të magjistrales, kurse të pandehurit kishin vrapuar pas tij. Me këtë rast, vazhdon aktakuza, i akuzuari Albert kishte nxjerr pistoletën dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, kurse i ndjeri ishte rrëzuar dhe në gjendje të shtrirë, të akuzuarit e kishin goditur me shqelma në të gjithë pjesët e trupit,  ku si pasojë e gjakderdhjes kishte ndërruar jetë në vend të ngjarjes. Me këtë, Albert Ramadani akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.4 të KPRKS-së si dhe për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.Kurse, Driton Krasniqi, Artan, Fadil dhe Argjend Ramadani, akuzohen se me datën 28 shkurt 2018 orës 18:25 minuta në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, përballë kafiterisë “Aniki” në Ferizaj, kanë marrë pjesë në rrahjen në të cilën ishte privuar nga jeta i ndjeri Besart Hasani.Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190  par.2 të KPRK-së.Driton Krasniqi, akuzohet edhe për veprën penale “mashtrimi” nga neni 335 par.5 të KPRK-së, sepse sipas aktakuzës, më 13 janar 2018, në Ferizaj, me paraqitje të rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e kishte mashtruar pronarin e auto sallonit “Aldioni”,  Artan Ramadanin, në atë mënyrë që sipas aktakuzës, kishte lidhur kontratë për blerjen e automjetit “BMË X5 30 xDrive”, për çmimin 64,000 euro, me ç’rast kishte paguar 4000 euro, kurse shumën tjetër ishte dashur ta paguaj me 28 shkurt 2018, mirëpo i pandehuri Krasniqi veturën e kishte shitur, kurse paratë nuk ia kishte paguar në afatin e caktuar. /BetimipërDrejtësi

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending