Connect with us

Ferizaj

Vendkalimet hekurudhore në Ferizaj pa sinjalizues e laura

Published

on

Vetëm boria është sinjalizim se po kalon treni. E, për ata që nuk e dëgjojnë pasojat mund të jenë fatale.

Kështu  tash e sa kohë po qarkullon treni nëpër qytetin e Ferizajt, pa ndonjë laurë e cila do të sinjalizonte kalimin e tij. Ato janë larguar nga punëkryesi që po merret me punimet përgjatë hekurudhës.

Megjithatë, për të mos i rrezikuar këmbësorët dhe automjetet, taksistët që qëndrojnë afër Stacionit të Policisë në Ferizaj, vullnetarisht po i ndihmojnë qytetarët që të mos pësojnë ndonjë aksident nga treni, duke i paralajmëruar se ai e ka kohën e qarkullimit.

“Nuk ka barriera dhe në shumë raste veturat nuk munden me ditë nëse është duke kalu treni, pasi nuk ka sinjale e barriera dhe normal ka telashe. Shpesh edhe ne taksistët dalim i ndalim veturat, tash për momentin ditën nuk ka qarkullim por natën po”, tha Skender Papazi.

“Është rrezik çdo moment, nuk ka barriera. Madje, në një rast kam dalë unë vet i kam ndalë veturat se ka qenë duke ardhë treni me shpejtësi të madhe dhe shoferët në vetura nuk kanë pas mundësi me pa. Prej që kanë filluar me punime rrezik është”, tha Blerim Kadriu.

Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Hekurudhat e Kosovës-INFRAKOS, Refet  Çitaku, i kontaktuar përmes telefonit, tha se nuk e di se kur do të rikthehen sinjalizuesit, meqë aty janë duke u realizuar punime.

“Meqenëse është duke u implementuar projekti sigurisht që aty çdo gjë e vjetër ka me u largu, në qoftë se punëkryesi i ka larguar ato nënkupton që ato i ka larguar pasi do ta bëj zgjerimin e punimeve aty, meqë aty sigurisht kanë  me u vendos rrethoja dhe mandej fillon vendosja e pajisjeve të reja. Nuk mund të flas për periudhën, ato mund të vendosen sot ose nesër ose pas një jave, ose mund të jetë një kohë pak më e gjatë varësisht projektit”, tha Çitaku.

Në shkurt të vitit 2018 është nënshkruar marrëveshja për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që kap vlerën 195,5 milionë euro, ku përmes modernizimit të hekurudhës nga Hani i Elezit deri në Fushë-Kosovë komplet linja do të jetë e izoluar, ndërsa shpejtësia e trenit do të jetë 120 kilometra në orë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending