Connect with us

Ferizaj

Dy shkolla në Ferizaj gjobiten për mosmbajtje të higjienës

Published

on

Shkolla fillore “Vezir Jashari” në Ferizaj dhe “Abetarja” në fshatin Softaj, janë dënuar me nga 1 mijë euro nga  Inspektorati i komunës së Ferizajt, për shkak se nuk kanë mbajtur higjienën në nivelin e duhur dhe nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Enver Sopa, inspektor sanitar në Ferizaj, tha se në shkollat e tjera të kësaj komune kanë shqiptuar vërejtje, të cilat do t’i inspektojnë prapë për të shikuar nëse janë përmirësuar.

 “Kemi bërë një inspektim të rregullt nëpër shkolla, kemi dhënë  vërejtje dhe janë shqiptuar për dy shkolla edhe gjoba për shkak se nuk u janë përmbajtur kushteve dhe masave për parandalimin e Covid-it, po ashtu janë dhënë vërejtje ku do të bëhet riinspektim aty ku kemi dhënë vërejtje me shiku sa janë zbatu masat. Unë e di që ka probleme në shumë shkolla, por material anti-Covid dhe material higjienik kanë mjaftueshëm,  po ashtu shkollat në këtë kohë nuk kanë qenë shumë të ngarkuara me nxënës dhe mundësitë që të mbahet higjiena ka qenë  dhe është shumë më lehtë”, tha Sopa.

Sopa tha se pas inspektimit të shkollave, kontrolla do të bëhen nëpër lokale ushqimore të cilat ndodhen pranë shkollave.

“Do të vazhdohet tani me inspektim edhe në objektet ushqimore që janë afër shkollave pasi lidhen me njëra tjetrën, edhe pse ne nuk jemi për me shqiptu gjoba, por nëse nuk respektohen masat ne duhet me kry punën tonë”, theksoi Sopa.

Në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj thonë se këto gjoba dhe vërejtje do të ndikojnë në ngritjen e nivelit të higjienës.

Ne kemi bërë një punë jashtëzakonisht të madhe në këtë drejtim, kemi intervenuar në të gjitha shkollat që kanë pasur nevojë për intervenim qoftë në nyje sanitare apo në pajisje që u kanë munguar. Ne kemi krijuar kushte dhe mundësi për të pasur një pastërti në nivelin e duhur duke i furnizuar me mjete higjienike dhe dezinfektantë dhe kemi kërkuar që të mbahet pastërtia, ndërsa në shkollat që ka probleme të nyjeve sanitare kemi kërkuar që të bëhet një tolerim edhe pse 95% e shkollave nuk kanë probleme të tilla, përjashto këtu 2-3 shkolla që i kanë të prishura nyjet sanitare apo janë të vjetëruara”, tha Llabjani.

Gjobat e shqiptuara nga Inspektorati Santir, do të paguhen nga drejtorët e shkollave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending