Connect with us

Ferizaj

Ferizaj nis aktivitetet për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Published

on

Edhe sivjet për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit organizoi turnirin tradicional në volejboll me femrat që punojnë në institucionet publike.

Në aktivitetin sportiv ku morën pjesë vetëm 4 ekipe, vendin e parë edhe këtë vit e zuri ekipi i Policisë së Kosovës, vendin e dytë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ndërsa  në vendin e tretë dhe të katërt u renditën ekipi i Spitalit Rajonal të Ferizajt  dhe ai i komunës.

“Policia çdo herë merr pjesë dhe është kënaqësi të jemi këtu, lojën e parë e fituam, ndërsa tani po pretendojmë të fitojmë prapë, por me rëndësi është pjesëmarrja dhe takimi me femrat e institucioneve të tjera“, tha Suzana Krasniqi nga ekipi i Policisë.

“Është hera e dytë që po marrim pjesë, edhe pse është koha pak ftohtë por është kënaqësi e madhe të marrim pjesë pasi është një aktivitet ndryshe nga puna që  e bëjmë”, tha Rita Runjeva nga ekipi i QKMF- së në Kaçanik.

Drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit Xhemile Murati-Shabani,  tha se pavarësisht situatës me pandeminë nuk kanë dashur që ky aktivitet të mungoj as sivjet. Ajo njoftoi se kanë organizuar edhe turneun dedikuar diasporës.

“Mënyra e organizimit në rrethana pandemie nuk ka qenë e lehtë të realizohet, por kemi vendosur që ta realizojmë këtë aktivitet në mënyrë që mos ta humbim traditën, po ashtu kemi filluar ta mbajmë edhe aktivitetin e diasporës si shenjë respekti edhe për diasporën, por edhe për punonjësit tanë këtu si policinë e mjekët”, tha Xhemile Murati-Shabani.

Në këtë aktivitet tradicional në Ferizaj mori pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, i cili tha se një aktivitet i tillë do të duhej të organizohej në të gjitha komunat.

“Është kënaqësi të jesh në një turne të tillë pasi ka rëndësi të jashtëzakonshme aktivizimi i femrave të moshës së dytë. Komuna është duke bërë një punë të mirë dhe erdha që t’i përgëzoj për këtë aktivitet, po ashtu edhe të shfrytëzoj momentin që t’i ftoj të gjitha komunat të bëjnë një gjë të tillë“, tha Hasani.

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë mbajtur edhe aktivitete letrare, ekzpozitë kolektive, ndërsa aktivitete janë paraparë që të mbahen edhe nesër më 17 shkurt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending