Partia e Ashkalinjve për Integrim në Ferizaj, ka mbajtur tubim zgjedhor me simpatizantët e saj në këtë qytet.
Përfaqësuesi i këtij subjekti Asllan Kryeziu, i bëri thirrje komunitetit të tij që të dalin masovisht në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se vota e tyre do të ketë rëndësi të madhe në përmirësimin e kushteve të ashkalinjve.
“Jemi këtu për t’iu ftuar që ta mbështetni programin tonë që më 14 shkurt ne të bashkëvendosim me popullin për proges të ri, ndryshimi do të ndodhë me PAI-në, jam i bindur që krahas partive të tjera që po përdorin gjuhë fyese ne nuk kemi vend për gjuhë fyese, por i ftojmë të gjithë për unitet, ne dimë të marrim barrë e përgjegjësi institucionale, andaj unë i ftoj pjestarët e komunitetit ashkali që ta votojnë PAI-në”, tha Kryeziu.
Kryeziu i cili është edhe kandidat për deputet nga ky subjekt politik, tha se PAI është zgjedhja më e mirë për qytetarët e këtij komuniteti, pasi përveç programit, PAI garon në këto zgjedhje edhe me një listë të kandidatëve të përgatitur profesionalisht.
“Pjesë e këtyre zgjedhjeve do të jetë edhe PAI e përgatitur si asnjëherë më parë, pasi lista jonë përbëhet nga njerëz që dinë me i çu proceset përpara. Besoj që jemi mundu me ofru opsionin më të mirë për qytetarët”, tha Kryeziu.
PAI në këto zgjedhje do të garojë me 38 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.