Connect with us

Ferizaj

Kurti e Osmani vizitojnë Ferizajn

Published

on

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti dhe numri dy i listës zgjedhore të kësaj partie Vjosa Osmani,  kanë vizituar Ferizajn ku u pritën nga një numër i madh i qytetarëve.

Nga sheshi i qytetit të Ferizajt, Kurti e Osmani iu drejtuan shkurt turmës së qytetarëve të cilët i ndiqnin pas me brohoritje.

“Ju lutem që të vazhdoni të takoni qytetarë në mënyrë që dalja më 14 shkurt të jetë masive”, tha Kurti.

Mos të mbetet asnjë qytetarë pa votuar për ndryshim”, tha Osmani.

E, para se të takoheshin me qytetarë, Kurti e Osmani vizituan fabrikën ”Ëmbëlsia” në Ferizaj, nga ku kandidati për kryeministër Albin Kurti premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do t’i ndihmoj bizneset prodhuese.

“Kudo që ka prodhim ne do të ndihmojmë si qeveri e  ardhshme, të gjithë ata që krijojnë e prodhojnë do t’i ndihmojmë që të eksportojnë e të zëvendësojnë importin, e nëse krijojnë edhe linja të reja të prodhimit dhe e rrisin numrin e punëtorëve aq më pranë do të jemi e aq më e madhe mbështetja do të jetë për ta. Ne duhet të prodhojmë këtu brenda dhe ta lidhim arsimin me ekonominë, pra ta lidhim edukimin profesional me vendin e punës, ta luftojmë krimin e korrupsionin, me neve çdo biznesi i eliminohet ryshfeti në fillim, edhe haraçi”, tha Kurti.

Në këtë fabrikë ata u pritën me një ëmbëlsirë me numrin 127, numër ky të cilin Lëvizja Vetëvendosje e mban në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Para punëtorëve të kësaj fabrike, Kurti bëri disa premtime.

“Do ta ndihmojmë me politika sociale popullsinë, sepse politika sociale ndihmon me zbut varfërinë, konkretisht për të gjithë fëmijët prej kur lindin deri në moshën 2 vjeçare 20 euro në muaj, prej moshës  2-16 vjeç  10 euro në muaj, me neve s’do të ketë varfëri ekstreme. 1 mijë bursa për vajzat studente, pastaj banimin e përballueshëm, sepse rinia i duan 3 gjëra, banimin e përballueshëm, edukimin cilësor dhe punën profesionale, sepse një pjesë  e madhe e rinisë tonë nuk kanë mundësi të dalin nga banesat e prindërve të tyre, prandaj banimi me kosto të përballueshme është jetik për zhvillimin normal në Kosovë”, tha Kurti.

Kurti e Osmani gjatë ditës vizituan edhe fshatin Greme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending