Connect with us

Ferizaj

Drejtoria e Shëndetësisë në Ferizaj për tri vjet me tre drejtorë

Published

on

Kur kanë mbetur më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu e ka liruar nga detyra drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Bekim Ademin, i cili ishte pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate që është në koalicion me PDK-në në këtë qytet.

Për këtë  lirim nga detyra të Ademit, askush nga ekzekutivi i Ferizajt nuk pranoi të flas para kamerës gjatë ditës së sotme, ashtu sikur  edhe tanimë ish-drejtori i Shëndetësisë Bekim Ademi. Por, ky i fundit ka paraqitur arsyen e dorëheqjes në rrjetin social ”Facebook”, ku ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të pakënaqësive brenda subjektit të tij politik.

“Arsyeja e kësaj dorëheqje vjen si rezultat i pakënaqësive me subjektin politik të cilit i takoja dhe në emër të të cilit edhe mbaja pozitën e drejtorit në qeverisjen lokale të komunës së Ferizajt. Duke pasur parasysh presionin e vazhdueshëm të zyrtarëve brenda këtij subjekti dhe së voni edhe trysnisë që pa vullnetin tim të më kandidojnë për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen në muajin shkurt të këtij viti dhe mos gatishmërisë sime për të qenë pjesë e kësaj liste zgjedhore, konsideroj se angazhimi im ishte i përqëndruar në punën dhe menaxhimin e sistemit shëndetësor, si dhe në gjendjen e rëndë me pandeminë Covid-19 në të cilën po kalon vendi”, ka shkruar Ademi në arsyetimin e dorëheqjes së tij.

Ne anën tjetër, kryetari i Nismës në Ferizaj Besnik Berisha, thotë se nuk ka qenë i njoftuar për këtë dorëheqje, ndërsa e pranon se ka kohë që nuk ka pasur kontakte me Ademin.

“Nuk kam informata se çka ka ndodhë, nuk kam pas njohuri sepse ka qenë vikend dhe nuk jam konsultu dhe nuk jam taku me ish-drejtorin, sot jam njoftu se është liruar nga detyra, me të s’kam pas takime, janë pikëpamjet politike ndonjëherë që ndeshen, por s’kam pasur diçka tjetër me të, ai e ka menaxhuar situatën me pandeminë shumë mirë dhe ne si parti jemi të kënaqur me punën e tij”, tha Berisha.

Nisma Socialdemokrate tashmë i ka gjetur zëvendësimin Ademit. Është Abetare Kurti ajo e cila nga nesër do ta marrë nën udhëheqje Drejtorinë e Shëndetësisë në Ferizaj.

Bekim Ademi nuk është drejtori i parë që jep dorëheqje gjatë qeverisjes së Agim Aliut.

Nga pozita e drejtorit të Arsimit që në fillim ishte larguar Bashkim Hyseni, më pas Besnik Berisha la Drejtorinë e Shëndetësisë, ndërsa Naim Ferati dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të komunës.

Dorëheqje e ndërrime të shumta të udhëheqësve gjatë qeverisjes së Agim Aliut janë bërë edhe në Zyrën e Prokurimit dhe në Inspektoratin komunal.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending